Home KRYESORE Debat i ashpër/ Vasili-Demalias: Mua nuk më tha as Agimi i Artë...

Debat i ashpër/ Vasili-Demalias: Mua nuk më tha as Agimi i Artë pusho

Regjisori Laert Vasili është përfshirë në debate të ashpra në studion e “360 Gradë” në Ora News me Ilir Demalian për çështjen e kishës ortodokse shqiptare.

Demalia: Kisha ortodokse ose duhet të përmbysë statusin e kishës autoqefale

Jazexhiu: Ky është një shtet laik dhe i përket kishës ortodokse.

Vasili: Kur kanë ardhur priftërinjtë e parë grekë dhe flisnin për pretendime territoriale, vetë populli ortodoks i ka dëbuar me gurë. Sa për figurën e Janullatos është i vetmi njeri që ka bashkuar si minoritarët ashtu edhe shqiptarët ortodoks. Ti nga përtej oqeanit e sheh si Kalë të Trojës. Kini kujdes me termat që përdorni nga përtej oqeanit.

Demalia: Mjaft recitove se nuk ma heq të drejtën e fjalës mua.

Vasili: Mua nuk më tha Agimi i Artë pusho, jo ti. Unë që jetoj dhe përballem me problemet këtu, ndërsa ti bën analistin nga përtej oqeanit.

360grade.al

Share: