Home KRYESORE Një i vdekur dhe 7 të plagosur, ndër ta dhe dhëndri, arrestohet...

Një i vdekur dhe 7 të plagosur, ndër ta dhe dhëndri, arrestohet shqiptari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali.

Një festë beqarie ka përfunduar në tragjedi, pasi 15 bashkëmoshatarë janë grindur me njëri-tjetrin.

Si pasojë ka mbetur i vdekur një person, Igor Ojovanu, dhe janë plagosur 7 persona, mes tyre dhe dhëndri.

Pjesë e grupit ishte dhe një shtetas shqiptar, i cili akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor në vrasje.

Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka marrë plag në trup, e për këtë arsye gjatë arratisjes është detyruar të shkojë në spital.

Policia në Treviso ka bërë të mundur arrestimin e shqiptarit dhe shokut të tij./Opinion.al

Share: