Home KRYESORE Peka-Leart Vasilit: Dil kundër shembjes së Teatrit dhe shih a do të...

Peka-Leart Vasilit: Dil kundër shembjes së Teatrit dhe shih a do të kërcënohesh

Gazetari Çim Peka u përfshi në replika me regjisorin Laert Vasili në studion e “360 Gradë” në Ora News rreth qëndrimeve ndaj qeverisë aktuale.

Vasili: Dmth që gjithë trafiku, emigrimi ka ndodhur vetëm këto 4 vjet. Më përpara Shqipëria ka qenë Zvicër dhe erdhi ky njeri e bëri Kolumbi?!

Peka: Ke jetuar këtu apo jashtë?

Vasili: Lëre tani ku kam jetuar! Situata është përmirësuar ndjeshëm.

Peka: Dil kundër shefes tënde dhe shihe. O aktor, a më bëre pyetje? Pastaj aktro.

Vasili: Mos përvetëso emisionin.

Peka: Të përgjigjem pastaj aktro nga mëngjesi deri në darkë. Nga fillimi deri në fund unë të trajtoj si aktro. Kurrë mos mendo se qytetarët nuk janë të aftë të dallojnë aktrimin nga realiteti.

Vasili: Aktrimi lind nga rrënja e foljes akt, që do të thotë veprim.

Peka: Dil kundër shembjes së Teatrit dhe të shohim a do të jesh i kërcënuar./360grade.al

Share: