Një incident i pakëndshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Tu si que vales” në Itali, ku një vajzë e xhindosur i është kthyer me të keq anëtarëve të jurisë, pasi ata votuan negativisht për performancën e saj.
Ninfa dhe Frank u paraqitën në studio për të sjellë në skenë një performancë deri diku interesante, e cila nuk entuziazmoi aspak si jurinë edhe publikun, të cilët njëzëri vendosën që çifti nuk e kalon sfidën.
Pas fjalëve të shumta të Ninfa-s, e cila po mundohej të bindte jurinë, publiku nisi të bërtiste dhe të kërkonte që të dy të largoheshin nga salla.
Si kundërpërgjigje, vajza i nxori publikut gishtin e mesit dhe bëri me duar shenjën e brirëve, duke i ofenduar ata.
Në këtë moment ndërhyn Maria De Filippi, e cila nuk e duroi dot situatën e krijuar dhe bën për një lek vajzë e pacipë.
Maria thotë:
Mund të të them diçka? Duhej të na i bëje ne. Pse nuk na i bën ne të katërve në vend që tua bësh atyre? Ishim ne ata që të thamë “jo”. Na i bëj ne ato gjeste. Nëse ke b*thë, ma bëj mua”.
Të turpëruar, konkurrentët u detyruan të largoheshin.