Home KRYESORE Policia zvicerane në alarm, shton masat e sigurisë për oficerin Emiljano Nuhu,...

Policia zvicerane në alarm, shton masat e sigurisë për oficerin Emiljano Nuhu, ja arsyeja

Policia zvicerane ka shtuar masat e sigurisë për oficerin Emiljano Nuhu. Policia zvicerane ka shtuar masat e sigurisë pasi Durim Bami ka udhëtuar jashtë Shqipërisë. Burimet bëjnë me dije se Durim Bami ka dalë jashtë Shqipërisë më 6 tetor.

Emiljano Nuhu kishte deklaruar se ishte larguar nga vendi pasi kishte mësuar nga rrjeti i tij informativ se Durim Bami ishte kontaktuar për eliminimin e tij.

Mësohet se Bami ka kaluar pikën e Morinës dhe më pas është larguar me avion nga Kosova, dyshohet drejt Zvicrës.

Policia zvicerane transferon Emiliano Nuhun në strehim të sigurt. Më parë Emiljano Nuhu jetonte pranë kampit të azilantëve. Emiljano Nuhu denoncoi dhunën ndaj Xhisiela Malokut në 26 shtator.

Në letrat për drejtuesit e policisë, Nuhu shkruante se ndihej i kërcënuar. Durim Bami u ndalua nga policia 3 javë më parë.

Ndalimi i Bamit pas një aksioni të papritur në Nikël. Pak orë pas ndalimit, Bami u lirua pa asnjë akuzë


360grade.al

Share: