Home KRYESORE “Open day” e kuzhinës cilësore për të gjithë të apasionuarit e shijes...

“Open day” e kuzhinës cilësore për të gjithë të apasionuarit e shijes së gatimit sqimatar

Të gjithë të apasionuarit pas gatimit cilësor, familjarët, amvisat apo të gjithë ata që duan të mësojnë një recetë specifike, u vjen ne ndihme projekti me i ri i Institutit Kulinar Neranxi (IKN).

“Open Day” ne hap dyert çdo të shtunë për të gjithë të interesuarit e kuzhinës me cilësore ne rajon, me një pagesë simbolike prej 10 Euro do të kenë mundësi të mësojnë recetën e dëshiruar nga chef-at më profesionistë, teknikën e gatimit, mënyrën e përgatitjes dhe në fund gjithçka do të gatuani, do ta degustojnë apo marrin me vete sipas dëshirës.

Institutit Kulinar Neranxi ofron këtë urë të re komunikimi te qytetareve sqimatar dhe te shkolluar me gatimin profesional me te mire ne rajon, në mënyrë të hapur pa qenë të detyruar ti nënshtroheni regjistrimit të një kursi afatshkurtër 1 apo 3 muaj.

Të gjithë ata që duan të mësojnë mbi kuzhinën tradicionale shqiptare, dhe të të gjithë vendeve të botës jeni të mirëpritur çdo të shtunë, ora 10;00 – 14:00 në ambientet e Institutit Kulinar Neranxi në adresën Autostrada Tiranë-Durrës Km7, Yrshek, Tiranë.

Ditët e “Open Day” i dedikohen prezantimit të një kursi specifik i cili synon të ndërtoje bazat e Kuzhinës trans-nacionale diplomatike.

Share: