Kujtim Koxha, që kreu masakrën me tre të vrarë në Mat, nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin.
Përveç viteve të gjata që do të kalojë në izolim, Koxha tani do të duhet të vuajë edhe braktisjen nga familja.
Tri ditë pasi kreu krimin, gruaja e tij dhe katër fëmijët e rritur nuk kanë shkuar ta takojnë apo ti çojnë ndërresa.
Koxha tha në Polici se e kreu krimin për të vendosur dinjitetin në vend.
Ai tha se një nga punonjësit e bashkisë e kishte goditur, ndërsa këtë e gjë e panë edhe bashkëfshatarët e tij.
“Nuk jam penduar. Ata më qëlluan dhe e panë edhe banorë të tjerë se si më qëlluan. Më fyen para bashkëfshatarëve të mi dhe unë s’mund ta duroja dot që ata të më tallnin më vonë”
Në këtë ngjarje mbetën të vrarë dy punonjësit e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve Mentor Hoxha, 36 vjeç, nga fshati Burgajet, Erzen Alia, 49 vjeç, nga fshati Zenisht dhe Hamit Buçi, 43 vjeç nga fshati Shëlli ku ndodhi edhe ngjarja.
Po kështu mbeti i plagosur punonjësi tjetër i Bashkisë, Astrit Hani, 40 vjeç, nga Zenishti.
“Duket më i qetë se ditën e ngjarjes kriminale. Të afërmit nuk kanë ardhur për ta takuar apo për t’i sjellë ushqime e veshmbathje. Për momentin duket i braktisur nga të gjithë”,- janë shprehur nga Policia/Opinion.al