Home KRYESORE Babai i Kacifas dy orë te Krimet e Rënda, merret në pyetje...

Babai i Kacifas dy orë te Krimet e Rënda, merret në pyetje për vrasjen e të birit

Për rreth 2 orë babai i 35-vjeçarit, Konstandinos Kaçifa ishte sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dhënë dëshminë e tij. Ai ishte thirrur në organin e akuzës nga prokurori i çështjes, Njazi Seferi. Jani Kacifa dha dëshminë e tij në prani të dy avokatëve, një shqiptar dhe tjetri grek. Ndërkohë më herët gjatë paraditës mediat greke raportuan se një oficer grek do të mbërrijë në Tiranë për t’u përfshirë në hetimet e kësaj çështje. Prokuroria ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të RENEA-s, për të parë se si është zhvilluar operacioni.

©LAPSI.al

Share: