Home KRYESORE Diplomohet ne Administrim Biznes, më pas në degën e Kulinarisë dhe tashmë...

Diplomohet ne Administrim Biznes, më pas në degën e Kulinarisë dhe tashmë Asistent Docent

Romeo Mucollari është asistent docenti me i ri i Institutit Kulinar Neranxi dhe ai është një Chef kuzhine, i motivuar dhe entuziast me një pasion të vërtetë për ushqimin dhe gjithmonë i sigurt për të tejkaluar pritshmëritë e klientit dhe besimit te tyre ndaj tij.

Ai posedon njohuri të të gjitha rregullave dhe rregulloreve në punë për të siguruar përputhshmëri të plotë me standardet më të larta te arsimit kulinar.

Mucollari me përvojën qe ka fituar fale eksperiencës ne këtë profesion te cilën e ka edhe te trashëguar, ai ka aftësinë e duhur për të krijuar dhe stimuluar atmosferë pozitive dhe energjike në punë me një produktivitet të lartë dhe cilësor ne mësim ashtu si edhe ne gatim.

Chef Mucollari cili është arsimimi juaj?

Chef Romeo Mucollari: Kam përfunduar studimet me kohe te plote ne Fakultetin e Shkencave Ekonomike, profili: Administrim Biznesi. Por kam përfunduar edhe studimet e mia profesionale ne degën e Kulinarise pranë Institutit Arsimor Neranxi- viti 2018

Cila është lidhja juaj me profesionin e gatimit?

Chef Romeo Mucollari: Kam 12 vjet qe jetoj me pasionin për kuzhinën, i nxitur si fillim nga familja duke qene se ishte një pasion i madh dhe për ta dhe, ne vazhdim u shendrua ne një dashuri dhe profesion qe me fal kënaqësi dhe dëshire te madhe për te bere me te mirën ne shije dhe cilësi.

Si mund ta përshkruani marrëdhënien tuaj me Brendin “Neranxi”?

Chef Romeo Mucollari: Institutin Kulinar Neranxi, duke qene kompania lider ne fushën e kulinarise e kam synuar dhe kam dashur gjithmonë te jem pjese e stafit te tij.

Studimi im profesional ne degën e Kulinarise ishte një nga vendimet me te mira qe kam marre. Para se te filloja studimet ne Institutin e Kulinarise Neranxi, unë kisha përfunduar studimet e mia ne degën e Administrimit te biznesit dhe kisha 10 vjet eksperience ne kuzhine. Kështu qe dhe kursi dy vjeçar i ndjekur pranë Institutit Neranxi, me beri qe te përmirësoj karrierën time ne fushën e kulinarise ne te gjitha aspektet.

Cila është eksperienca juaj me kuzhinën me saktësisht?

Chef Romeo Mucollari: Kam punuar si Chef kuzhine ne disa restorante ne Tirane dhe jashtë Shqipërisë. Kam qene përgjegjës për të udhëhequr restorantin duke demonstruar standarde të larta të gatimit dhe shërbimit të klientit në çdo kohë.

Po tani qe u bere asistent docent ne këtë shkolle te kuzhinës cilësore?

Chef Romeo Mucollari: Pasi u kontaktova nga Instituti Neranxi për te qene pjese e stafit te mësim-dhënës, pa hezitim e pranova ofertën. Eshte një vlerësim shume i madh, duke qene se unë jam një profesionist i ri ky pozicion pune me bën te mendoj qe dhe ne te rinjtë jemi te vlefshëm ne profesionin qe kemi zgjedhur.

Nga ana tjetër, absolutisht është nder i madh te punoj pranë profesionisteve me te mire te fushës dhe ne shkollën me cilësore ne rajon dhe do jap maksimumin tim për te qene ne nivelin e duhur ashtu siç te gjithë ne qe kemi qene studente te institutit Neranxi dhe e dimë vlerën dhe rendësinë e tij specifike.

Une kam synuar gjithmonë të zhvilloj më tej karrierën time me kompani udhëheqëse në treg qe janë ne kërkim për të rekrutuar njerëzit më profesionistë, prandaj ky pozicion qe me është ofruar nga kompania Neranxi, është ai qe kam synuar për te zhvilluar me tej karrierën time dhe ndihem realisht shume i vlerësuar.

Propozime dhe projekte për te ardhmen?

Chef Romeo Mucollari: Per sa i përket bashkëpunimit me kompaninë Neranxi, absolutisht qe do jem gjithmonë i hapur. Tani e konsideroj veten pjese te familjes Neranxi dhe kjo nuk është pak!

Share: