Home KRYESORE Eda Elbasani, doktoresha dhe gazetarja e aftë në të dyja fushat

Eda Elbasani, doktoresha dhe gazetarja e aftë në të dyja fushat

Eda Elbasanin këtë herë e takuam në klinikën e saj stomatologjike pikërisht në Bulevardin Gjergj Fishta tek Pallatet e Lanës në kullën e II-të pas Drejtorisë së Policisë Tiranë!

Në fakt, jo pa fshehur një lloj çudie sepse me Edën na bie të takohemi dhe shihemi gjatë aktiviteteve të ndryshme që ndjekim për ti raportuar ato tek teleshikuesit dhe, këtë here po shkoja tek dentistja që do i bënte vizitë dhëmbëve të mia e njëkohësisht gazetarja kolege që do intervistoja për Radio Radicale!

Eda ashtu si në ekran që është e ngrohtë për teleshikuesit edhe në klinikën e saj i pret pacientët e kolegët me mënyrën dhe xhentilesën e duhur duke u kujdesur që te jenë sa me më komod dhe veçanërisht vizita e kura te jenë të duhurat.

Sapo hyn në kliniken e Eda Elbasanit vë re që gjëndesh në një ambient modern, si nga pikëpamja e pajisjeve stomatologjike ashtu edhe nga organizimi dhe komodi-teti që të ofrohet, e padyshim mikpritja dhe profesionalizmi i vete doktoreshës që këtë radhe është edhe gazetare.

Kur e pyet se cilin nga profesionet donte më shumë apo e kishte prioritar, ajo përgjigjet se i do njësoj të dyja dhe se të gjitha gjerat, për karakter të saj i bën me të njëjtin pasion, atë maksimal.

Në fakt, duhet thëne se ndryshimi ndaj të dyja profesioneve gjendet vetëm tek fakti se atë të stomatologes Eda Elbasani e ka zgjedhur vete duke studiuar në universitet, ndërsa gazetarinë e ka nisur krejt rastësisht e zgjedhur në mes të disa kandidaturave si folësja më e mirë e lajmeve.

Eda është një femër erudite që lexon në vazhdimësi dhe që ka një karrierë shumë të pasur gazetareske duke punuar kështu ne disa televizione të ndryshme ku edhe ka lenë dhe ka gjurme cilësore. Eda ka qene edhe kryeredaktore ne Radio televizionin Shqiptar dhe gjatë asaj periudhe cilësia e edicioneve dallonte.

Sigurisht një femre si Eda nuk i ka munguar studimi edhe leximet në gazetari, por eksperienca e gjatë në ekrane padyshim që ka qene shkolla me efeciente e gazetarisë së doktoreshësh Elbasani që, për shkak të këtij pasioni te ri e kish lenë pas dore profesionin e dentistes qe e kish dashuri të parë, edhe pse ka vijuar prej 15 vitesh si pedagoge e Patologjive Oro Maxilo Faciale ne Albanian University.

Në fakt, siç edhe na tregoi Eda në gjuhën italiane kur e intervistuam për Radio Radicale, kujdesi i nevojshëm për vajzën e saj të mitur nuk i kish dhëne më parë mundësi që ti kthehej profesionit të parë te stomatologut!

Tani që Dea, vajza e saj, është me e rritur edhe për tiu përgjigjur kërkesave të saj në rritje ndonëse të ndryshme nga të mëparshmet, Eda kishte organizuar mundësitë dhe forcat për tju kthyer pacientëve dhe këtij profesioni që e don njësoj si gazetarinë.

Jo rastësisht kur flet për vajzën, Eda Elbasani na tregon gjithashtu se italishten ja kish mësuar në kohen e duhur babai i saj i dashur, duke bëre të mundur të kuptonte një botë të mrekullueshme siç ishte, është ajo italiane, kultura, historia dhe televizioni italian.

Sot ndër pacientet e saj nuk mungojnë edhe italianët që jetojnë në Shqipëri dhe se ne sezonin e verës pacientët italianë shtohen dhe se doktoreshe Eda qe Italinë e ka për zemër nuk u jep atyre një çmim te diferencuar siç bëjnë shumë kolegë të saj.

Eda për pacientet italianë dhe jo vetëm ofron edhe shërbime estetike të fytyrës, botox, filler e mesoterapi apo PRP trajtimi me plazmën dhe kërkon gjithmonë që pacienti të largohet i kënaqur nga shërbimi profesional që ofrohet në klinikën e saj.

Eda Elbasani i është mirënjohës babait dhe nënës së saj duke u treguar po ashtu e përgjegjshme për vajzën e saj me të njëjtën përgjegjësi prindërore dhe po ashtu cilësore edhe për pacientët e saj.

Kush nuk e beson opinionin tonë, është i lutur të shkojë të vizitoje dhe kurojë dhëmbët e tij dhe pse jo të ndjekë kronikat dhe raportimet që bën Eda Elbasani në RTSH.

Artikulli italisht: https://perqasje.com/2019/01/eda-elbasani-medico-e-giornalista-competente-in-entrambi-i-campi/

Share: