Home KRYESORE Furtunë në Inspektoriatin e Mjedisit, shkarkohen nga puna 15 zyrtarë

Furtunë në Inspektoriatin e Mjedisit, shkarkohen nga puna 15 zyrtarë

Pesëmbëdhjetë zyrtarë, mes tyre kryeinspektori, 8 inspektorë pyjorë dhe për 6 inspektorë mjedisorë janë shkarkuar nga detyra për akte korruptive apo abuzime me detyrën.

Në raportimin e përjavshëm si kordinatore e Task-Forcës Antikorrupsion, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e vuri theksin edhe tek rezultatet e Policisë së Shtetit, e cila në bashkëpunim me organin e prokurorisë kanë evidentuar 27 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të administratës publike, ku 37 raste janë proceduar penalisht.

36 masa disiplinore janë janë rekomanduar edhe në maternitetin Koço Gliozheni.

Share: