Home KRYESORE Horoskopi javor! Ja ç’kanë parashikuar yjet nga 12 deri në 18 nëntor

Horoskopi javor! Ja ç’kanë parashikuar yjet nga 12 deri në 18 nëntor

Dashi

Jeta juaj kësaj jave do të ngjasojë si një fushë beteje. Jeni në luftë të hapur me partnerin dhe nuk keni ndër mend të lëshoni pe. Por bëni kujdes të mos e ekzagjeroni, sepse rrezikoni ta humbisni përgjithmonë. Në aspektin profesional do të merrni lajme të mira aty nga mesi i javës. Ditët më të përshtatshme për të lënë takime do të jenë e mërkura dhe e enjtja.

Demi

Kjo do të jetë një javë e mbarë për ju. Duke filluar nga dita e enjte, Marsi do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj dhe ju do të veproni me energji të reja. Fundjava do të jetë e mbushur me emocione. Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj ditën e premte, të shtunë dhe të diel. Pritet që të martën, të mërkurën ose të enjten t’ju dalë ndonjë e papritur në aspektin profesional.

Binjakët

Keni ndjesinë sikur dikush e ka inatin me ju dhe do që t’ju pengojë me çdo kusht që të keni sukses. Mos u bëni paranojakë, edhe pse Mërkuri nuk ju favorizon por ju krijon pengesa në aspektin profesional. Vazhdoni përpara të sigurt, ashtu siç dini ta bëni vetëm ju, dhe askush s’do të mundë t’ju ndalojë. Yjet do t’ju ndihmojnë në çështjet e zemrës.

Gaforrja

Këtë javë, falë pozicionimit të pafavorshëm të Venusit, mund të ndiheni të rënduar shpirtërisht. Puna do të arrijë deri në zënkë me partnerin dhe jo gjithmonë do ta gjeni gjuhën e përbashkët. Bëni kujdes ditën e hënë, kur Hëna në pozicion të pafavorshëm do ta ndërlikojë edhe më tej komunikimin mes jush. E premtja, e shtuna dhe e diela do të jenë ditë të mbara.

Luani

Qielli nuk do të mund të tregohej më miqësor se kaq. Do të keni në anën tuaj si Venusin edhe Mërkurin, që do të ndikojnë pozitivisht në aspektin sentimental edhe profesional. Duke filluar nga dita e enjte, edhe Marsi do të kthehet nga shenja juaj. Do të ndiheni energjikë dhe të gatshëm për të përballuar çdo sfidë. Të martën dhe të mërkurën mund të ndiheni pak nervozë.

Virgjëresha

Kthimi i Marsit dhe i Hënës në pozicion të pafavorshëm do të bëhen shkak që kjo të mos jetë një javë e mbarë. Do të ndiheni të lodhur dhe do të hasni vështirësi, sidomos ditën e premte. Mundet që edhe në fundjavë të ndiheni nervozë, ama mos ia nxirrni inatin partnerit, përndryshe do të keni probleme në marrëdhënien tuaj.

Peshorja

Do të përjetoni ndjenja të forta dashurie. Nëse nuk e keni gjetur ende personin e zemrës, duhet ta dini se është më pranë nga ç’mund ta imagjinoni. Diku nga mesi i javës do të bëni një takim emocionues. Mbajini sytë hapur! Lajme të mira priten edhe në aspektin profesional. Fundjava do të jetë çlodhëse.

Akrepi

Pritet që të martën planeti Mars të kthehet nga shenja juaj. Kjo do të shënojë fillimin e një periudhe fitoresh, gjatë së cilës do të mund të rifitoni energjinë e humbur dhe do të arrini objektiva të rëndësishëm. E hëna, e shtuna dhe e diela do të jenë ditë me fat. E marta dhe e mërkura nuk do të jenë ditë dhe aq të mbara.

Shigjetari

Gjatë kësaj jave do t’ju ofrohen mundësi të shumta, sidomos për ata që janë në kërkim të gjërave të reja qoftë në aspektin profesional edhe në atë personal. Mërkuri do të favorizojë jetën tuaj sentimentale dhe do t’i hapë rrugën mundësive të reja. Bëni kujdes në fundjavë, kur falë ndikimit të Hënës mund të krijohen tensione mes jush dhe partnerit.

Bricjapi

Java do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj. Andej nga mesi i javës mund të ndiheni disi të tensionuar, sepse Venusi do t’jua ndërlikojë lidhjen me partnerin dhe nuk do të mungojnë edhe mosmarrëveshjet. Për fat, në fundjavë do t’ju rikthehet qetësia…

Ujori

Parashikohet që kjo të jetë një javë e shkëlqyer. Venusi i kthyer nga shenja juaj do të ndikojë në forcimin e marrëdhënies me partnerin. Mërkuri do të ndikojë që të kapërceni pengesat në aspektin profesional. Të martën, të mërkurën dhe të enjten, Hënën do ta keni në shenjë, sipas living. Përgatituni të përjetoni emocione të paharrueshme.

Peshqit

Ditën e enjte, Marsi do të kthehet nga shenja juaj dhe ju do të jeni në gjendje të kapërceni të gjitha pengesat që do t’ju dalin. Të premten, të shtunën dhe të dielën, edhe Hënën do ta keni aleate dhe do të kaloni një fundjavë të bukur dhe të mbushur me emocione. Disa prej jush shumë shpejt do të gjejnë personin e zemrës.


360grade.al

Share: