Home KRYESORE Këta janë 22 dibranët më të kërkuar nga policia

Këta janë 22 dibranët më të kërkuar nga policia

Policia e Shtetit ka vazhduar publikimin e emrave dhe fotove të personave më të kërkuar, të cilët janë të dënuar për vepra penale të rënda.

Ditën e sotme ishte radha e Policisë së Dibrës për të bërë publike emrat e fotot e dibranëve të cilët janë të dënuar me shumë vite burg.

Në listën e policisë janë 22 persona të kërkuar.

‘Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Dibrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike’, njofton Policia e Shtetit.

Share: