Home KRYESORE Meta dekreton Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm

Meta dekreton Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar në limitin e kohës propozimin e kryeministrit Edi Rama për Ministër të Brendshëm, Sandër Lleshi.

Kjo ishte hera e dytë që emri i Lleshit qëndronte në tavolinën e Metës për dekretim, pasi herën e parë e refuzoi.

Sonte në mesnatë ishte afati i fundit që kreu i shtetit duhet të shprehej për propozimin, pasi plotësoheshin 7 ditët që kishte në dispozicion, bazuar në Kushtetutë.

Dekretimi u paralajmërua në mesditë, pasi Presidenti pranoi dorëheqjen e gjeneral Sandër Lleshit si ushtarak aktiv.

Tashmë i preferuari i kryeministrit Rama do të jetë edhe zyrtarisht në krye të Ministrisë së Brendshme, pas votimit në Kuvend dhe betimit në Presidencë.

Share: