Home KRYESORE (Pa) Gjykatën Kushtetuese çfarë na thotë analiza ekonomike e garancive kushtetuese

(Pa) Gjykatën Kushtetuese çfarë na thotë analiza ekonomike e garancive kushtetuese

Nga Kasem Seferi

Roli i legjislaturës dhe i gjykatave është të mbështesin tregun e lirë, duke i lënë qeverisë të luajë një rol të kufizuar, por të rëndësishëm për çuarjen përpara të barazisë, rishpërndarjen e pasurisë, pushtetin dhe mbrojtjen e grupeve të veçantë nga shfrytëzimi.

Mënyra më e drejtëpërdrejtë me të cilën ekonomistët mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit të ligjit kushtetues është në vlerësimin e pasojave të një garancie kushtetuese ose shfuqizimit të një garancie të tillë, gjë që ngre pyetjet:

Cila është pasoja e zgjerimit të garancisë së të drejtave të pronësisë private për qytetarët e një vendi dhe të huajt?

Cila është pasoja e të drejtës së garantuar të të mbajturit vetëm për vete të problemeve vetiake?

Për shpjeguar veçoritë e sistemit ekonomik, me të cilin një garanci e veçantë kushtetuese vendos në një vend të caktuar efektet e saj, nga këndvështrimi ekonomik, është e rëndësishme që, në mënyrë shumë të saktë, të përkufizohen ato dimensione të garancisë kushtetuese të cilat, ekonomikisht, janë të përshtatshme në ndarjen e tyre nga të tjerat që nuk janë.

Analiza normative e garancive kushtetuese është fusha klasike e teorisë politike, por analiza ekonomike e garancive kushtetuese ndryshon nga rrugëzgjidhja analitike që merret nga teoria politike në atë që përfundimet e saj normative janë të kushtëzuara nga hamendjet normative; ato janë thjesht ndërlikime logjike të disa hamendjeve të cilat janë zgjedhur për të qenë të padëmshme (ose të parrezikshme).

Një nga format e kontratës është i ashtuquaturi partneritet shtet – privat.

Nga këndvështrimi ekonomik, liria e kësaj kontrate (që ka munguar) është një garanci e rëndësishme për arsye se ajo të siguron si një kusht i domosdoshëm, që i gjithë informacioni në dispozicion në një shoqëri të çon në vendime të rëndësishme ekonomikisht dhe që të gjithë burimet në dispozicion që ka një shoqëri do të vendosen për përdorimin e tyre më të mirë.

Kjo nënkupton që çdo shkelje e lirisë së kontratës (që ka ndodhur këto vite të fundit) duhet të gjykohet në lidhje me humbjet e vendosura mbi shoqërinë për shkak të korrupsionit që kanë bërë të mundur që burimet të çohen kot dhe, nga këndvështrimi ekonomik, nuk ka qenë e mjaftueshme që të peshohej liria e kontratës kundrejt disa garancive të tjera të tilla si parimi i barazisë si i tillë, pa i kushtuar vemendje pasojave të plota të kompensimit.

Garancia e pronës private është më e rëndësishmja në lidhje me mjetet e prodhimit dhe nga çdo anë e këndvështrimit ekonomik.

Veçanërisht, garancia e të drejtave të pronës private ka nënkuptuar dhe nënkupton të drejtën për të ushtruar të drejtat e posaçme të pronës private brenda institucioneve funksionale dhe kjo garanci është dhunuar nga format kontraktore me të cilat është ushtruar e drejta e pronës që nuk

kanë qenë praktike dhe funksionale, pra që kanë shkatërruar vlerën e të drejtës së pronës, ose e kanë zvogëluar seriozisht atë.

Pra, dy të drejtat bazë, ajo e lirisë së kontratës, si dhe ajo e pronës private nevojiten të plotësohen me institucionin e detyrimit me qëllim që të mos jenë fare pa kuptim, për arsye se vëzhgimi i pagabueshëm i termave kontraktorë ka nevojë për mbrojtjen e mburojës së detyrimit për dështimin për t’i bërë më ngacmuese termat kontraktorë pikërisht aq shumë sa të drejtat e pronës private kërkojnë nevojën për t’u bërë ndërhyrës të përgjegjshëm.

Pandryshueshmëria dhe parashikueshmëria e politikës ekonomike kërkohet me qëllim që të jetë në gjendje për të futur kontrata që mbulojnë jo vetëm të tashmen por gjithashtu të ardhmen, e njëjta gjë që është e vërtetë në lidhje me ushtrimin e të drejtave të pronës pa pasoja në të ardhmen, veçanërisht, për vendimet e investimeve.

Megjithëatë, për të drejtat e pronës private parashikueshmëria e politikës ekonomike është vendimtare, për arsye se ajo ndikon korigjimin e kostove që domosdoshmërisht të lindura nga sektori privat dhe që bien në prone, që e zvogëlojnë vlerën e tyre në mënyrë të konceptueshme, kërkesë kjo që nuk ndikon hapsirën dhe fushën e politikës ekonomike, por vetëm horizontin e kohës brenda të cilit ajo mund të kryhet.

Sa më të parashikueshme janë politikat ekonomike më të vogla janë kostot e korigjuara, për arsye se deklarata e pasojës së pashmangshme kërkon se sa më drastike të jetë një ndryshim i politikës, aq më gjatë në kohë duhet të shtyhet vënia në jetë e saj dhe në mënyrë më të kujdesshme duhet të shpjegohen konturet preçize të politikës së re me qëllim që të lejojë korigjime të buta në sektorin privat; një politikë mund të jetë jo kushtetuese thjesht për arsye se legjislatura nuk bëri kujdesin e nevojshëm për ta lajmëruar atë me kohë dhe sigurimin e periudhave të korigjimit të arsyeshëm para vënies në jetë.

Marrëdhëniet kontraktore që futen për periudha më të gjata kohe në mënyrë tipike kërkojnë që të bëhet një lloj pagese nga një ose pala tjetër dhe përfitimet nga marrëdhëniet kontraktore mund të dëmtohen seriozisht në qoftë se nuk ka gjuhë të përbashkët me të cilën të shprehen detyrat e palëve të ndryshme; problemi është më seriozi në rastin e pagesave, në qoftë se nuk ka njësi stabël me të cilën të shprehet madhësia e pagesave që bëhen dhe arkëtohen.

Sa më e madhe të jetë pasiguria, më të vegjël do të jenë fitimet nga tregtia dhe vazhdimisht më i vogël është potenciali për progresin ekonomik në shoqëri.

Përfundimisht, hyrja në tregje duhet të mbetet e hapur me qëllim që lejojë të drejta të tjera njerëzore bazë të ushtrohen në një mënyrë domethënëse dhe një gjë e tillë është e dukshme për të drejtën e lirisë së kontratës, por gjithashtu zgjerohet në të tilla të drejta klasike bazë si liria e shtypit, liria e shprehjes politike, liria e ushtrimit të fesë së zgjedhur, liria e ushtrimit të profesionit të zgjedhur, privilegjet akademike të lirisë së arsimit dhe kërkimit, etj.

Me që është fjala, problemi është serioz në qoftë se një qeveri e veçantë si Rama 2, ose disa agjentë privatë (klientët e konçensioneve) vazhdojnë të shtypin sëbashku ekzistencën e një tregu, sepse garancia e lirisë së hyrjes në tregje dukshëm përfshin garancinë që të ketë tregje të tillë të

krijuar, të cilët nuk parapërcaktojnë modelin që marrin tregje të tillë, aq kohë sa ato sigurojnë një forum të hapur për të komunikuar dhe këmbyer, gjë që është ajo që kryesisht duhet të jetë një treg.

Të drejtat bazë dhe garancitë proçeduriale janë në mënyrë të barabartë të rëndësishëm, që nga koha kur të drejtat bazë mund të të ushtrohen vetëm në qoftë se vëzhgohen garancitë proceduriale, për arsye se rëndësia e garancive proceduriale nuk pasqyrohet në masën e hapsirës që ato marrin në këtë trajtim për shkak të kufizimeve të hapsirës.

Në mënyrë thelbësore, ka dy lloje garancish proçeduriale:

* garancitë që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet organizmave publikë; dhe

* garancitë që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet organizmave publikë dhe qytetarëve.

Parimet proçeduriale që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet organizmave publik përbëhen të paktën prej tre grupesh dhe ato përfshijnë të gjithë ato praktika që rregullojnë fushat e kompetencës së organizmave të ndryshëm publik në lidhje me njëri – tjetrin, që përfshijnë fushat e bashkëpunimit, miratimin e ndërsjellë ose kontrollin hierarkik, ndërsa grupi i dytë përbëhet prej parimeve të buxhetimit të tillë si parimet e grafikut kohor, plotësimit të buxheteve etj.

Grupi i tretë përfshin parimet e legjislacionit ku njëri prej tyre është se legjislacioni duhet të jetë gjithnjë i një karakteri të përgjithshëm dhe se ligjet janë të pavlefshëm në qoftë se ato adresojnë vetëm një rast dhe një parim tjetër ekonomikisht i përshtatshëm përfshin kërkesën se legjislacioni që rezulton të jetë i gabuar, i padrejtë ose seriozisht i papraktikueshëm dhe si rrjedhojë rezulton të jetë në shkelje të të drejtave bazë nevojitet të korigjohet.

Sëra e dytë e praktikave proçeduriale e gjendur në mënyrë tipike në kushtetuta përfshijnë çështjen e asaj se si qytetari privat ose entiteti ligjor lidhen me organizmat publik dhe në këtë kategori në mënyrë thelbësore bien dy sërë praktikash.

Njëra qeveris ndarjen e fushave të kompetencës dhe shembull tipik për këtë është ndarja e fesë nga shteti, por këtu, përsëri, janë qartësisht në dispozicion miratimi i ndërsjellë, ose i urdhëresave hierarkike, ndërsa tjetra, e përshkruar zakonisht në mënyrë ekstreme nga termi i përgjithshëm i proçesit të duhur, vendos praktikat e lojës ndërmjet organizmave publik dhe qytetarëve privat ose entiteteve ligjor.

Këtu përfshihen të drejtat e informacioneve, të drejtat e deklarimit dhe e drejta e hyrjes në gjykata dhe organizma apelimi në mënyra domethënëse që shkojnë përtej thjesht ceremonive proceduriale pa përmbajtje, që nga koha kur standarti i rëndësishëm është efektiviteti i këtyre procedurave në ruajtjen e gjashtë të drejtave ekonomike bazë të parapërmendura.

Dukshëm, kjo analizë ekonomike e të drejtave kushtetuese nuk mund të zevendësojë jurisprudencën kushtetuese, por priret të rrisë në mënyrë thelbësore mprehtësinë e analizave të jurisprudencës duke theksuar pasojat e kushteve të veçanta kushtetuese (ose mungesën e tyre) , si dhe ndërlidhjet sistematike ndërmjet institucioneve ligjor bazë të tillë si prona, kontrata dhe detyrimi, si edhe proçedurat ligjore.

Në këtë kuptim, analiza ekonomike mund të integrohet në analizën e jurisprudencës dhe duke qenë e mishëruar në interpretimin e kushteve kushtetuese dhe mund të bëhet pjesë integrale e studimit të sistemit kushtetues.

Mungesa e veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese po ndikon direkt dhe indirekt, jo vetëm në problemet politike, por veçanërisht në problemet e zhvillimit ekonomik të vendit.

Krizat politike (si mungesë e stabilitetit/qëndrueshmërisë politike të vendit), janë disa prej faktorëve kryesorë që ndikojnë në rritjen ekonomike dhe zhvilllimin e vendit.

Kasem Seferi

Share: