Home KRYESORE Abuzoi me vajzën 10-vjeçare të bashkëshortes shqiptare, var veten 53-vjeçari grek

Abuzoi me vajzën 10-vjeçare të bashkëshortes shqiptare, var veten 53-vjeçari grek

Një shtetas grek 53 vjeç ka është vetëvarur, pasi është akuzuar nga bashkëshortja 35-vjeçare se ka abuzuar ndaj vajzës së saj të mitur, 10 vjeçe.

Trupi i viktimës është gjendur në depon e një spitali në orën 9:00 të mëngjesit të ditës së sotme, pasi ishte arratisur që nga momenti kur ishte shpallur në kërkim dhe pranë trupit gjendej një shënim ku shkruhej “kërkoj ndjesë për të keqen që bëra”.

Kjo ngjarje është zbardhur pak orë pasi bashkëshortja e kishte informuar se do denonconte në polici abuzimin seksual ndaj vajzës së saj 10-vjeçare, nga martesë e mëparshme.

Viktima dhe bashkëshortja e tij shqiptare kanë një vajzë 3 vjeçare nga kjo martesë.

Midis çiftit ka pasur diskutime pas ankesave të fëmijës 10-vjeçar, pasi fillimisht 53-vjeçari mohoi gjithçka, por ndërhyrja e 3-vjeçares në debat i la lënë të gjithë gojëhapur “mami, babi uli pantallonat dhe u fut i zhveshur në dhomën e motrës”- ka thënë qartë e vogla.

53-vjeçari e pranoi abuzimin dhe i’u lut gruas të mos e denoncojë, por kjo e fundit e denoncoi te policia e Atikës Lindore, pak orë para se viktima të gjendet i varur, në spitalin Thriasio (në foto).

b.m. / dita

Share: