Home KRYESORE Artan Fuga: Ja zgjidhja për studentët

Artan Fuga: Ja zgjidhja për studentët

Akademiku dhe profesori i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, Artan Fuga duke zënë shkasë tek protesta e studentëve, e cila ka bërë 4 ditë që nga fillimi, jep disa propozime për studentët, ministren e arsimit duke mos kursyer as pedagogët dhe qeverinë.

Ai shprehet se ka nevojë urgjente për masa të mençura dhe për këtë rendit disa pika që sipas Fugës zgjidhin situatën e krijuar.

“Çfarë u propozoj studentëve, Ministres së arsimit, kolegëve të mi profesora dhe qeverisë!Per mua tani ka nevoje për masa të mençura.

Pranimi i amendimit te ligjit për arsimin e larte, që e pranon ose jo ndonjë fletushke shërbëtore propagandistike people, është ai baza e te gjitha te këqijave qe ka mbërthyer shkollën e lartë.

Pezullimi i te gjithë bordeve për një kohe te dyte derisa te përpunohet modeli i ri i administrimit.

Pranimi i pagesës me këste i detyrimeve financiare te studenteve

Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqipëri dhe paraqitja e tij si një plan masash Kuvendit te Shqipërisë para amendimit të ligjit për arsimin e lartë.

Pranimi i përpunimit te një ligji te integrimit te shkencës dhe kulturës e dijes ne shoqërinë e sotme shqiptare.

Përpunimi i një ligji për pranimin e të rinjve të diplomuar në administratën publike vetëm nëpërmjet meritokracisë dhe jo konkurseve fallco.

Përpunimi i ligjit antikorrupsion në sistemin universitar dhe në vlerësimin e studentëve.

Krijimi i një këshilli emergjence pranë ministrisë te arsimit ose edhe me lart për reformimin e arsimit te larte.

Përgatitja e një samiti a kongresi për arsimin e larte me te gjithë aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit. Urgjent.

Përpunimi i shpejte i modelit të universiteteve publike shqiptare

Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e përdorimit te aseteve te UT qe i janë uzurpuar ne mënyrë arbitrare”, shkruan Fuga në “Facebook”.

Share: