Home KRYESORE Dalin pamjet/ 100 Euro për të kaluar në doganën e Morinës

Dalin pamjet/ 100 Euro për të kaluar në doganën e Morinës

Emisioni “Stop” ngriti sërish problemin e kalimit të parregullt të kufirit me para në dorë.

Këtë të martë u transmetua një kamera e fshehtë ku një taksist, merr përsipër kalimin e qytetarit, edhe nëse ai ka probleme.

Për 100 Euro ai arrin të kalojë kufirin në doganën e Morinës dhe merr porosinë, që të mos thotë, që mund të shkojë në Gjermani apo diku tjetër.

Taksisti- A ke nevojë për taksi?

Klienti- Jo vlla, jo! Jam për të kaluar këtej vlla, për të ik në Gjermani.

Taksisti- A ke deportim? A do me të kalu?

Klienti-Si?

Taksisti-A do me të kalu?

Klienti-Për sa lekë bëhet fjalë?

Taksisti- 100 Euro veç me të kalu, pastaj taksi, po deshe me të çu në aeroport.

Klienti-Po pastaj në doganë tjetër?

Taksisti- Jo, s’thonë gjo! A ke gjobë shqiptare?

Klienti- Si?

Taksisti- A ke gjobë me lekë?

Klienti- S’kam gjobë unë, kam kalu, o vlla!Kam hall, se mos më hapin probleme, se hajt po i paguaj!

Taksisti- Jo ca problemi me të hap?! Ti s’ki asnjë problem, o burrë!

Klienti- Ti thua, me një fjalë te dogana kosovare, s’ka ndonjë problem, ndonjë gjë.

Klienti- Eshtë ideja, s’ka probleme më andej pastaj?

Taksisti- Mos e vrit mendjen, o burrë!

Qytetari niset të kaluar doganën së bashku me taksistin.

Klienti- 2, 4, 6, 8, 10.

Taksisti- Veç mos fol me kta ndonjë gjë, se pastaj s’ki ca me bo!

Klienti- Si?

Taksisti- Mos bisedo me kën, jan nis diku me ik, apo?

Klienti- Mos të flas asnjë gjë unë?

Taksisti- Me kto!

Klienti- Eee…

Taksisti- Ku je tu ik? Jam tu ik në Prishtin, jam tu ik në Kosovë, andej, andej, jo knej, se s’na thonë gjë për knej. M’ jep pashaportën! Ose kartën, bjema kartën! O Ladiem, se kthehem mbrapa ëëë.., s’ka problem!

Klienti- Mos kam ndonjë problem te dogana tjetër unë pastaj?

Taksisti- Ore, jo!

Klienti- O vëlla, shumë faleminderit!

Taksisti- A don me zbrit, aaa?

Klienti- Po! Do zbres, se ca do bëj më!

Qytetari dorëzon paratë dhe arrin të kalojë i qetë dhe nuk hasi asnjë pengesë./tvklan.al

Share: