Home KRYESORE Deputetja demokrate per Ramen: Don Kishoti i beri nje “refresh” vetes

Deputetja demokrate per Ramen: Don Kishoti i beri nje “refresh” vetes

Nga Oriola Pampuri

Ne 5 vite deshtime te njepasnjeshme ne cdo sektor, madje nese do te rankosh sipas sektorit me pak te demtuar e te abuzuar, te duhet nje nate dimri ta besh kete. Shendetesi, arsim, energjetike e infrastrukture, financa etj, cdo cent i alokuar per cdo sektor eshte i rrjepur e i sakatuar.

Nderkohe pas revoltes mbarepopullore, pas shuplakes se studenteve, mjekeve, pas revoltes se punonjesve te policise prej te cileve 80% duan te largohen nga Shqiperia, 79 % e mjekeve gjithashtu kerkojne te largohen, studentet ia perplasen te vertetat ne fytyre, te verteta qe i fshihte ne poturet me te cilat bente show sa nga nje takim ne tjetrin.

Del flet per shendetesine, sektor per te cilin duhet tu vije turp qe e katandisen ne kete gjendje qe eshte sot, flet per mjeke e mjeke ska, flet per autoambulanca qe vetem ai i di ku jane e si jane, flet per prurje te mjekeve nga jashte, por vetem ai mund T’i shohe. A mund te vinte me bukur ne skene fabula “Mbreti Lakuriq”, se sa ne kete menyre qe e solli ne skene e po e luan prej pese vitesh me mjeshteri te madhe narcizi kryeminister?

Sot suksesi i ketij kryeministri varet me nderrimin e disa ministrave, qe pervecse nje show mediatik, nuk perben asnje risi apo lajm. Disa prej tyre deputete te bindur, per te cilet kryeministri eshte Skenderbe, i paperseritshem, e politikat e tij kane qene sukses i plote, e disa te tjere drejtore te bindur, te kryeministrit dallaveraxhi.

C’emer tjeter mund te kete deshtimi dhe fundi i turpshem, vecse Edi Rama?

E vetmja zgjidhje do te ishte te ikte vete.

Share: