Nga Erges Eskiu
Nje femije i perkedhelur fillon te behet egoist patologjik kur atij nuk i thuhet asnjehere ndal, jo! E mbushe kupen Rama!Mjaft, kjo nuk lejohet!
Nese ketij femije ti i ke plotesuar gjithçka, qe ka kerkuar, padiskutim se ai nuk e ndjen te nevojshme te jap nga vetja. Dhe i mesuar me llastim dhe vemendje ai vazhdon te kerkoj me shume e shume vazhdimisht per te plotesuar orekset e veta.
E vetmja menyre per ta edukuar kete njeri eshte kjo qe po bejne studentet e sotem.
Jo dialog, jo negociata.
Ne nuk flasim me ty deri sa ti te behesh femije i mire. Ne nuk flasim me ty derisa ti te firmosesh kerkesat tona. Te pakten 8 pika, plotesoji ata dhe me shohim e bejme! Pa dhune, pa nerva, pa ofendim, pa denigrim. Veç qetesi olimpike, beç qendrese stoike si kjo e ketyre shpirtrave te lire e edukojne Edi Ramen! Vetem ky qendrim e ben te tensionohet, e ben ate te fryhet nga brenda, te humbas qetesine, te flas me vete, te duket i dashur, te çmendet, te dridhet, te nenshtrohet dhe sigurisht te bindet!
Me besoni studente te dashur, ai qe keni perballe eshte nje “femije” i perkedhelur.
Edukojeni ate, ndihmojeni ate te kutpoje çdo te thote te mos cenosh te drejtat e te tjereve, edukojeni ate te kuptoje se liria e tij, mbaron aty ku fillon liria juaj, edukojeni ate te kuptoje çfare do te thote nje shpirt i lire.
Jepini shembullin demokratik gjithe shoqerise shqiptare, si nenshtrohet pushtetari para sovranit!
Vazhdoni o shpirtra te lire, jepini shprese shqiptareve, jepini shprese Shqiperise.
Erges Eskiu
Pedagog ne UMT