Home KRYESORE IDEA te NERANXI, mbeshtetje financiare per Chefat e ardhshem te Institutit Kulinar

IDEA te NERANXI, mbeshtetje financiare per Chefat e ardhshem te Institutit Kulinar

Duket se konkursi IDEA ofron mundësi unike për start-up inovative që fuqizojnë kompetencat sipërmarrëse dhe aftësitë e biznesit.

Filozofia dhe strategjia e këtij programi konceptohet ne mbështetje financiare te mendësisë së sipërmarrësit deri tek gjenerimi i ideve qe garantojnë finalizimin e një plan-biznesi bindës ne perspektive te afërt.

IDEA shkon sigurisht aty ku gjen sinergjinë e duhur dhe sigurisht suksesin e pritshëm ku padyshim, hyn dhe Instituti Kulinar Neranxi i cili formon me profesionalizëm chefa kuzhine cilësore te cilet dalin nga kjo shkolle edhe me aftesite menaxheriela, miksologu dhe kameriere profesional.

Nesër ne orën 12.30, IDEA dhe kompania NERANXI ftojnë  ne Institutin Kulinar Neranxi te gjithë nxenesit qe ndjekin shkollën e kulinarise, por sigurisht dhe ata qe janë diplomuar si chefa kuzhine, te vijnë për te dëgjuar mundesite e financimit fillestar te plan-bizneseve te tyre drejt një suksesi te sigurte

Kush është i zgjuar i shfrytëzon këto mundësi te arta te cilat bëhen te mundura pranë bizneseve te suksesshme.

Share: