Home KRYESORE Bllokuan për tre orë qarkullimin, studentët lirojnë rrugët.

Bllokuan për tre orë qarkullimin, studentët lirojnë rrugët.

Studentët e universiteteve publike janë tërhequr nga bllokimi i rrugëve, pasi vendosën të bllokojnë për tre orë qarkullimin rrugor në tre pika kyçe të kryeqytetit.

Në orën 14:20, pikërisht ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar më herët, protestuesit të stacionuar tek Kryeministria u ndanë në tre grupe.

Disa prej protestuesve u nisën drejt Bankës së Shqipërisë, disa të tjerë tek Zogu i Zi dhe disa të tjerë tek kryqëzimi afër Kryeministrisë.

Share: