Home KRYESORE Ja cduhet bere ne menyre urgjente me Universitet dhe kerkesat e studenteve

Ja cduhet bere ne menyre urgjente me Universitet dhe kerkesat e studenteve

Synimi i kështjellave në erë
dhe kështjellat e vërteta që duhet të marrin studentët dhe pedagogët
—————————-

Nga Artan Fuga

Duke bërë sikur është vështirë të realizohen kërkesat e studentëve në fakt krijohet iluzioni sikurse ato 8 pika me kërkesa janë vërtet ato që i djegin qeverisë. Në fak ato janë të realizueshme menjëherë, pa asnjë dhimbje, sepse nuk ndryshojnë asgjë, janë krejt fluide dhe sepse jepen nga njera anë dhe merren kaq lehtë nga anë të tjera me kollajllëkun më të madh.

—————————

Nëse nuk duam që protestat e drejta, të mundimshme, stoike të studentëve të përfundojnë si fllucka sapuni dhe që kriza në inteligjencën e kombit të vazhdojë edhe pesëdhjet vjet të tjera duke mbetur kombi më idiot i Europës, ka nevojë urgjente :

1. Krijimi i një keshilli emergjence prane ministrise te arsimit ose edhe me lart, per reformimin e arsimit te larte. Studentët dhe pedagogët të jenë të përfaqësuar atje!

2. Pergatittja e nje kuvendi kombëtar per arsimin e larte me te gjithe aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit.

3. Amendime të plota të ligjit per arsimin e larte, i cili de facto është rrëzuar.

4. Perpunimi i shpejte i modelit të ri të universiteteve publike shqiptare që të japi një cilësi të lartë të nivelit të diplomave të njohura në Europë.

5. Pezullimi i te gjithe bordeve universitare dhe agjencive të ministrisë, shkarkimi i antarëve të tyre. Jo shtimi i një studenti atje që do të mbytet nga ujqit e bordeve, të cilët do ta shqyejnë si një qingj qumështor.

6. Pranimi i pageses me këste i detyrimeve financiare te studenteve dhe futja e një modeli financiar që con në uljen e vetvetishme të tarifave.

7. Pranimi i perpunimit te nje ligji te integrimit te shkences dhe kultures e dijes ne shoqëri e sotme shqiptare. Studenti të gjejë punë me diplomën e tij jo të qendrojë si gur në qafë i familjeve dhe të punojë e shumta si kamarier!

8. Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe paraqitja e tij si nje plan masash Kuvendit te Shqipërise. Shoqëria shqiptare të mos mbetet shoqëria më injorante në Europë.

9. Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e perdorimit te aseteve te UT qe i jane uzurpuar ne menyre arbitrare.

Share: