Kur kanë kaluar më shumë se katër orë nga nisja e mbledhjes së Kryesisë së PS-së, ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për mediat, lidhur me tematikën e diskutimeve.
Flitet se është bërë një bilanc i punës së FRESSH, po derimë tani mbetet mister nëse kjo do të pasohet me dorëheqjen e Eljo Hyskos. Sipas Shehut historia e Ramës me FRESSH-in është si historia e gomarit me samarin.
Postimi i Shehut
Vijne zera se mbledhja e Kryesise se PS po “kryqezon” FRESh-in per protestat e studenteve!
Nuk thone kot “kur nuk ke cfare ti besh gomarit i bije samarit”.
Ne nje vend, qe eshte i gjithe ne kolaps, ku ekonomia po shkon ne “pikiate”, ku sektoret sociale si arsimi e shendetesia u nisen per “falas” e perfunduan “karrakatina” me pagese, ku korrupsioni devijon edhe lumenj, ku krimi e droga komandojne institucionet, ku nuk ka as Gjykate Kushtetuese e as te Larte etj etj, e paskan fajin te rinjte, FRESh-ista apo jo keta!
Dhe ku 70% e popullesise aspiron vetem si te largohet nga “syte kembet”…. Dhe perseri fajin per te gjitha keto e paska FRESh-i! Kjo eshte cudia e sotme, qe vetem do te shtoje dilemen e qytetareve: “Te jesh apo te mos jesh” me ne Shqiperine e Rilindjes?!
(E.K/FAXWEB.AL)