Dy liderët e partive më të mëdha opozitare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë zhvilluar një takim paraditen e sotme në selinë blu.
Raportohet se takimi ka zgjatur vetëm pak minuta. Kryemadhi shoqërohej nga kreu i grupit parlametar të LSI-së, Petrit Vasili.
Mësohet se gjatë takimit është diskutuar për protestat e qytetarëve në Tiranë dhe strategjinë e opozitës në mbështetje të tyre, situata politike në vend, çështja e mandateve të deputeteve dhe aksionet e opozitës.