Home KRYESORE Mesi: Qeveria ka gati një platformë për ta diskutuar me studentët

Mesi: Qeveria ka gati një platformë për ta diskutuar me studentët

Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi, e ftuar në ABC  Neës me gazetaren Mirela Milori, ka listuar një sërë arsyesh, sipas të cilave dialogu i studentëve me qeverinë është i domosdoshëm.

Duke folur edhe si një ish-pedagoge, Mesi tha se qeveria e sheh protestën si një element të reformimit total të sistemit arsimor, ndërsa u shpreh besimplotë për të gjetur platformën e duhur dhe për të folur me studentët.

Ndërsa mori në shqyrtim pikat e kërkesave të studentëve, Mesi u ndal veçanërisht tek kërkesa e studentëve për të mbërritur një buxhet 5% për arsimin, nga 3.17 që është aktualisht apo 3.27 që parashikohet të jetë në buxhetin e vitit 2019. Duke iu referuar shifrave, ajo theksoi se për plotësimin e kësaj kërkese, do të nevojitej ndoshta ulja e buxhetit për një sektor tjetër.

“Nga 390 milionë euro që janë sot investime, në terma shifrash duhet të shtojmë në buxhet 260 milionë euro të tjera, për të shkuar në 650 milionë euro buxhet për arsimin. Sa realë është ky buxhet në terma financiarë, pa prishur termat ekonomike dhe investimet në fusha të tjera”, tha Mesi.

“Flasim për 5% të GDP që vendet e BE e kanë realizuar, por flasim vetëm për një numër të caktuar të këtyre shteteve. Dhe ku GDP e tyre është shumë më e madhe.

Ka vende të BE që kapin 3.8%, 4%, apo 4.2%.  Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të ulemi me studentët. Ne nuk themi që nuk është realizueshme, por nuk është realizueshme sot për nesër, sepse duhet ndërtuar një platformë konkrete.  Për t’i dhënë arsimit nga do të heqim dorë? Nga  kultura, nga transporti apo do të heqim dorë nga arsimi parauniversitar? Ose i bie të punojmë me anën tjetër, të rrisim të ardhurat. Por kjo qeveri nuk i ka rritur asnjëherë taksat”, vijoi Zëvendës Kryeministrja.

Në vijim të intervistës, Senida Mesi tha se qeveria ka ngritur grupin e punës dhe ka gati një platformë për ta diskutuar me studentët. Ajo theksoi se realizimi i kërkesave kërkon dialog, sepse mbi të gjitha kërkon një bazë ligjore që duhet diskutuar.

“Ne kemi ngritur grupet e punës të udhëhequr nga KM nga ana politike dhe nga unë nga ana teknike dhe nga pedagogë apo deputetë që kanë punuar ose punojnë si pedagogë. Ndaj themi që është shumë e rëndësishme të ulemi me gjithsecilin për të kuptuar njëri-tjetrin. Pse të mos jenë 10 pika ose 15 pika, që ne tashmë i kemi të evidentuara. Çdo ndërhyje kërkon rishikimin e bazës ligjore.

Të ndëryshojmë një bazë ligjore në sipërfaqe dhe të themi i ndryshuam, apo të ulemi tryezë pas tryeze, ku realisht të nxjerrim problematikat specifike të çdo universiteti dhe sigurisht të kemi edhe problematikat e përgjithshme. Universiteti i Vlorës, apo i Gjirokastrës nuk kanë hasur të njëjtat problematika sikurse 8 pikat. Sot që flasim ne, janë në mësim. Të plotësojmë 8 pikat apo të ulemi dhe të dikskutojmë këtë platformë që tashmë është gati, ku përfshihen 8 pikat dhe madje tejkalohen. Duam që ky draft të jetë drafti dhe i tyre, jo vetëm dhe yni”, tha Mesi./opinion.al

Share: