Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, ka marrë një tjetër rrjedhë në momentet e fundit.
Banorë të Astirit të veshur me jelekë të kuq, kërkuan ti bashkohen protestës së studentëve, por çuditërisht një kordon me policë i vendosur pas shpinës së studentëve nuk i lejon ata të bashkohen me studentët.
Sipas burimeve tona, ky është një urdhër i dalë nga Policia e Shtetit, që motivohet me faktin se kjo është protestë e studentëve dhe me të nuk duhet të bashkohen protestues.
Ky urdhër është skandaloz, pasi nuk ka protestë në botë që mund ti ndalosh dikujt pjesëmarrjen apo përkrahjen e një kauze të caktuar.
Ky kordon nuk lejon jo vetëm protestuesit e Astirit, por edhe protestues të tjerë që mund të jenë prindër, që ti bashkohen protestës së studentëve./opinion.al