Home KRYESORE Ristani zbulon skenarin e opozitës nesër në Kuvend

Ristani zbulon skenarin e opozitës nesër në Kuvend

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani i ftuar në “Natë me Xhaxhiun” është shprehur se Partia Demokratike dhe opozita po kthehet në Kuvend për të çuar deri në fund kauzën e saj siç është vetting në politikë por edhe për shkak se nesër diskutohet buxheti.

Ristani theksoi se duke qenë se nëpërmjet buxhetit mund t’u jipet zgjidhje disa prej kërkesave të studentëve, kjo është një mundësi për të ndihmuar edhe kauzën e studentëve.

Por sekretari i PD-së bëri të ditur se opozita do të qëndrojë në Kuvend deri sat ë diskutohet buxheti që ka rikthyer për shqyrtim presidenti, dhe më pas do të largohet nga Kuvendi.

“Opozita do jetë në Kuvend vetëm për pikën kur do diskutohet buxheti, që u jep zgjidhje dhe një pjesë të kërkesave të studentëve dhe do largohemi. Ka dhe kërkesa të tjera që do të diskutohen”, tha Ristani.

Ai foli edhe për zgjedhjet lokale dhe theksoi se PD do të orientohet drejt përzgjedhjes së kandidatëve që janë afër qytetarëve.

“Do të shikojmë ata alternative që janë më afër qytetarëve, që kanë çfarë u thonë atyre, dhe ne e kemi treguar edhe në zgjedhjet e kaluara që kandidatë që kishin fare pak probleme I kemi tërhequr nga gara, siç ishte dhe rasti i Këlcyrës”, deklaroi Arben Ristani.

Referuar Bashkisë Tiranë, ai u shpreh se ende nuk është diskutuar për ndonjë kandidat.

“Është një moment shumë i rëndësishëm që për hir të së vërtetës nuk është diskutuar ende”, tha ai.

(B.H/Faxweb)

Share: