Home KRYESORE Studentët duan larg politikën, thërrasin në kor: Jo politikë, jo politikë

Studentët duan larg politikën, thërrasin në kor: Jo politikë, jo politikë

Protesta e studentëve ka hyrë sot në ditën e tretë të saj. Ndërsa kërkesat e tyre për përgjysmimin e tarifave janë primare.

Një nga thirrjet që është bërë gjerësisht në protestën e sotme është mbajtja larg e forumeve politike.

Shumë prej studentëve e kanë deklaruar dhe më herët që protesta e tyre lidhet me kushtet ekonomike dhe sociale të tyre dhe nuk ka asnjë ngjyrim partiak.

‘’Jo politikë, jo politikë”, janë koret e përdorura në masë nga ana e studentëve që janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.

“Do të kërkojmë dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe më pas do të hyjmë në grevë urie”, është shprehur nga nga studentët e Fakultetit Juridik.

Share: