Realizuar nga mjeshtrat e pasticerise italiane te Kompanise Neranxi Pastry chef Onofrio Campobello dhe Isidoro Giglio ne ambientet e Pastiçeri Pelikani, Durres.
Panetone lindi në Milano dhe origjina e saj daton nga shekulli i XIV. Panetone tradicionale e Milanos është ajo e gjata, por ekziston edhe varianti i shkurtër dhe i gjerë, i cili është përhapur më së shumti në Piemonte.
Panetone tipike e traditës milaneze, e cila konsiston në gatimin e saj me dorë, është një produkt furre, me përbërës natyralë për ardhjen e brumit dhe ka një formë tipike cilindrike të marrë nga “letra e furrës”, e cila ngjitet derisa produkti të përfundojë. Ëmbëlsira përfaqëson një strukturë të butë dhe një aromë tipike të fermentuesve si soda e bukës.
Panetone tipike e traditës artizanale milaneze gatuhet me ujë, miell, gjalpë, vezë (ose vetëm të verdhat e vezëve), por mund të shtohen edhe copa të prera të frutave të freskëta, lëkurë portokalli ose qitroje. Por çdo pastiçier profesionist mund të eksperimentojë duke e dekoruar me shije të ndryshme çokollate apo frutash të thata si fistiku, rrushi i thatë apo bajamet.