Home KRYESORE Vasili: Jemi para një emergjence kombëtare, nuk kanë nevojë për monologje

Vasili: Jemi para një emergjence kombëtare, nuk kanë nevojë për monologje

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili nga foltorja e Kuvendit sulmoi ashpër qeverinë Rama, ndërsa tha se vendi është para një emergjence kombëtare, duke marrë shkas nga protesta e studentëve.

Ai tha se qeveria po dën dialog me monologje.

“Këtu jemi në ato nivele të njohura të një idiotësisë politike që ka vendosur të zgjidhë dialogun me monolog. Ai vjen ose nga kushte të këqija politike, por është një kapsllëk politik që nuk e çlirojmë dot ne as nga kryeministri dhe as nga të tjerët. Buxheti që u miratua para një jave, qëndroi për një javë në zyrat e Kuvendit për të qepur dhe rishqepur atë. Jemi para një emergjence kombëtare.

Atje janë mijëra djem dhe vajza që nuk kanë nevojë për monologje idjote, por kanë nevojë për zgjidhje dhe këto zgjidhje janë këtu në këtë sallë. Kush i ikën këtyre zgjidhjeve, duhet të mbajë përgjegjësi përpara tyre. Këtyre zgjidhjeve nuk u shqitet as me parabolira proceduriale, por zgjidhet me veprime politike. Kush e shkel do marrë përgjegjësitë një për një dhe nuk e ndan dot përgjegjësinë me asnjë nga ne, sepse ju jeni shkaku dhe ju keni detyrimin ti jepni zgjidhje. Po I ikët këtij detyrimi, do të merrni përgjegjësi pë rata djem dhe vajza që rrinë në të ftohtë atje dhe protestojnë për minimumin bazik për të pasur disa banjo më shumë.”, tha Vasili.

Share: