Home KRYESORE Video/ Gënjeshtra që ndau për 26 vite babain me vajzën e tij

Video/ Gënjeshtra që ndau për 26 vite babain me vajzën e tij

Për gati 3 dekada me radhë, një vajzë besoi se babai i saj kishte vdekur, derisa zbuloi se në fakt ishte shëndoshë e mirë. Ronnie Rudolph u shpërngul në Tennessee, pas divorcit nga bashkëshortja vite më parë. Vajza e tyre, Janie Rudolph do të mbante kontaktet me babain e saj duke e telefonuar atë tek vendi ku punonte herë pas here.

Por një ditë, 26 vjet më parë, Janie telefonoi kompaninë në Lebanon ku i ati punonte për të biseduar me të, por iu tha se Ronnie kishte pësuar goditje në zemër dhe kishte vdekur.

E besova dhe nuk hetova“, rrëfeu Janie për amerikanen WTVF. “Isha e martuar, kisha familjen time dhe nuk kisha shumë para ndaj dhe u binda se nuk mund të bëja asgjë më shumë”, shtoi ajo.

Janie njoftoi familjarët e tjerë dhe të gjithë vijuan me jetën e tyre. Pa e vënë kurrë në diskutim vdekjen e familjarit të tyre. Deri kohët e fundit, kur nëna e Janie u ndaj nga jeta 4 muaj më parë.

“Nisa të kërkoja për një certifikatë vdekjeje. P or nuk arrita të gjeja një të tillë për babain tim. Kështu që nisëm të mendonim se ndoshta ishte ende gjallë, diku”, tha Janie.

Me ndihmën e vajzës së saj, Janie mësoi se babai ishte ende gjallë. Ai  jetonte po në Lebanon të Tennessee.

“Ishte shkuese, nuk mund ta besoja, më dukej si ëndërr”, tha Janie.

2 javë më vonë, ajo e kontaktoi të atin. I cili nga ana e tij besonte se askush nuk e donte më ndaj dhe e kishin braktisur. Ata u lumturuan kaq shumë që gjetën sërish njëri-tjetrin sa vendosën që të organizonin një festë familjare për të festuar dhe kështu bënë. Pas gati 30 vjetësh babë e bijë u takuan sërish./tvklan.al

Share: