Home KRYESORE VIDEO/ Vajza përplaset me të atin për fëmijën jashtë martese

VIDEO/ Vajza përplaset me të atin për fëmijën jashtë martese

Në studion e rubrikës “Shihemi në gjyq” në programin “E diela Shqiptare” ishte babai dhe vajza, e cila ka pasur një lidhje dashurie dhe dhe një fëmijë, por prindërit e saj nuk e dinë se kush është babai i foshnjës që ajo ka lindur. Ndërkohë që vajza pretendon se babai e ka nxjerrë nga shtëpia, por ai nuk e pranon.

Altini: Unë dua që vajza të vijë dhe shtëpi dhe të nxjerrë në dritë se kush është babai i fëmijës.

Ardit  Gjebrea: Pse ka frikë vajza juaj të thotë emrin e babait të fëmijës?

Altini: Nuk e di, është e dhunuar nga policia, pasi ai ka 9 muaj që i ka marrë shpirtin vajzës time.

Ardit  Gjebrea: Po ç’lidhje ka policia, pse mendon se ajo i ka bërë presion Fatbjolës?

Altini: Kam dërguar vajzën të bënte kallëzim, por policia më tha se nuk kam bërë kallëzim.

Ardit Gjebrea: Vajza të ka thënë që e kanë dhunuar?

Altini: Nuk më ka thënë, por unë e shikoj që ajo është e dhunuar.

Ardit Gjebrea: Pse e kërkon ti këtë gjë?

Altini: Dua që të ketë të drejtë fëmija, të ketë emrin e babait.

Eni Çobani: Ju jeni prindi i Fatbjolës, por prindi i fëmijës është ajo. Ju sot keni ardhur me dëshirën e mirë për tu bashkuar me vajzën tuaj. Më pas kërkesat e tjera ligjore që janë të drejta legjitime të nënës së fëmijës, ju nuk mund ti merrni mbi vete dhe të shkoni tek institucionet dhe ti kërkoni ju. Duhet të bindni vajzën tuaj nëse ajo dëshiron, pasi është madhore, ka sjellë në jetë me dëshirë, me vullnetin e saj një fëmijë dhe i takon asaj të nxjerrë emrin e babait, ti vendose mbiemrin e saj dhe njëkohësisht të drejtat ligjore nga babai i fëmijës duhet t’ja kërkojë vajza juaj. Unë e kuptoj që ju keni dhimbje dhe i drejtoheni vajzës hajde të diskutojmë për ta mbështetur dhe ndihmuar.

Eni Çobani: Ju keni marrë përsipër të ndani shtëpinë tuaj? Çfarë i keni dhënë vajzës suaj?

Altini: Kisha dy thasë miell një ja dhashë asaj, dy shishe vaj, njërën ja dhashë asaj.

Fatbjola: Janë gënjeshtra, më linte pa bukë. Djalin ma linte pa qumësht, nuk me jepte sheqer për qumështin. Djalin tim nuk ke për ta parë me sy.

Eni Çobani: Altin, pse kërkoni me insistim ta shikoni fëmijën?

Altini: E kam nip…

Fatbjola: Ky do të më marri djalin…

Eni Çobani: Ju gjithë kërkesat po i bëni për djalin…Dhe ajo që më habiti ishte një fakt që ju jeni i interesuar për djalin, si një baba që nuk ke pasur djalë.Ajo ka dyshim se ti do ti marrësh djalin dhe ajo ka frikë nga kjo gjë. A është e vërtetë se ju doni ti merrnin djalin.

Fatbjola: Janë të gjitha shtirje, ai do të marri djalin. Ai më ka lënë pa ngrënë, pa pirë.

Altini: Bebelinat unë ti blija, kam lënë 1 milion e 200 mijë Lekë në maternitet.

Fatbjola: Kur i pihej djalit qumësht shkoja e merrja fshehur.

Altini: Ike vetëm, nuk të përzura unë…

Fatbjola: Mami nuk ka dashur të ikja, ajo ka qarë. Ky nuk donte t’ja dinte për mua.

Altini: Para plumbit përgjigjem unë… kjo gënjen.

Fatbjola: I ati i djalit përgjigjet për fëmijën…Nuk dua të vuajë djali im siç kam vuajtur unë. Ai të rreh, nuk dua të shkoj tek ai.

Altini: Ja ku është Perëndia im…

Eni Çobani: Pse ke ikur nga shtëpia? Na trego, ke pasur dhunë fizike?

Fatbjola: Më perzuri, më tha o ik nga shtëpia, o do e djeg shtëpinë…

Altini: Babi nuk të përzë, mua më digjet shpirti. Unë me ty e kam jetën…

Fatbjola: Ti nuk je baba, edhe në spital kështu ke bërë… nuk të besoj…

Ardit Gjebrea: Zonja Eni si mund ta zgjidhim…

Eni Çobani: Unë mendova se do arrinim brenda një seance ta gjenim gjuhën e përbashkëta, por Altini me Fatbjolën e kanë të pamundur.

Fatbjola: Më ka thënë se do të ta marr djalin…

Eni Çobani: Djalin nuk ta merr se ai është i joti. Sikundër ti si nënë do djalin tënd,  duhet të shikosh dhe dashurinë e prindërve të tu, sepse ti ke ardhur në jetë nga këta prindër. Nuk mund ti mohosh prindërti. Unë e kuptoj që ju jeni ende të tensionuar. Do ju takoj dhe me vonë.

Fatbjola: Përse i thoje kopil… ik se nuk të duroj dot. Zonja Eni kështu ka bërë dhe ne spital.

Eni Çobani: Një prind që të do bën kështu, një prind tjetër nuk bën. Se ora po mbaron çfarë kërkese kë për vajzën tende, a do bashkohesh me vajzën tënde?

Edhe publiku i kërkoi Fatbjolës që të reflektojë.

Eni Çobani: Ne nuk mund t’ia imponojmë një vajze të qëndrojë me prindërit, por dashura e prindërve është e pazëvendësueshme. Unë të flas, si prind, si vajzë, si nënë ta shikosh  me shumë kujdes marrëdhënien tënde me prindërit. Besomë që në këtë moment nëna jote është duke qarë. Unë do të isha e lumtur nëse do më thoje që unë do rishikoj marrëdhënien tënde me babain dhe nënën.

Por Fatbjola nuk pranoi të bashkohet me babain, ajo tha se nuk e donte babain.

“Unë nuk e dua babain…”

Prindërit i ka rënë për pjesë të luftojë gjithë jetën për fëmijën dhe Altini tha se do luftojë deri në ditën e fundit të jetës së tij./tvklan.al


360grade.al

Share: