Home KRYESORE Denoncimi/ Gazetari: Studentët janë kërcënuar për të braktisur protestën

Denoncimi/ Gazetari: Studentët janë kërcënuar për të braktisur protestën

Gazetari Erion Skendaj, të hënën, deklaroi se ndaj studentëve shqiptarë është ushtruar presion për t’mos iu bashkuar protestës studentore.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Skendaj tregoi se ka pasur një rast flagrant kur një student i është larguar në minutën e fundit në një lidhje direkte, pasi kishte frikë nga presionet që i ishin bërë prindërve të tij.

SkendajMë ka ndodhur një rast flagrant gjatë një lidhjeje direkte, po intervistoja tre-katër persona, por njëri mu shkëput në minutën e fundit. I shkova afër për t’a pyetur në lidhje me largimin dhe më tha se isha në një intervistë më parë tek një televizion tjetër dhe më morën prindërit në telefon dhe më thanë hajde në shtëpi, pasi po na kërcënojnë me fidanishten.

Më tej, ai tha se të tilla presione janë kryer hapur dhe një kërcënim i tillë ishte për të dërguar tatimorët në biznesin e prindërve.

Share: