Home KRYESORE Dorëheqja e Linda Ramës dhe përplasjet Rama-Berisha. Pse u dorëhoq bashkëshortja e...

Dorëheqja e Linda Ramës dhe përplasjet Rama-Berisha. Pse u dorëhoq bashkëshortja e Kryeministrit

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në “ABI Bank”. Dorëheqja nga posti i anëtares së Bordit Mbikëqyrës të “ABI Bank” është dhënë më 9 janar, ndërsa është bërë publike sot nga avokati Altin Goxhaj, i cili shprehet se kjo ka ardhur pas denoncimeve se oligarkët në rusi po blenin prona në Shqipëri me ABI Bank.

“LINDA RAMA JEP DORËHEQJE NGA ABI BANK 48 orë pasi nxorrëm dokumentat se oligarkët në rusi po blenin prona në Shqipëri me ABI Bank në pronësi të një kompanie të themeluar në Rusi në 1991 sapo ra Bashkimi Sovjetik me 100% aksione të oligarkëve në Rusi!!!

Në 7 Janar 2019 denoncuam që 100% të aksioneve të ABI Bank ku Linda Rama ishte Anëtare e Bordit Mbikqyrës, i kishte:
“NJË KOMPANI E THEMELUAR NË RUSI NË 1991 NCH Capital Inc. e cila përfaqësohet me yllin e financave Andi Ballta që bëhet ylli rus i gjithë Ballkanit në 2013 pas triumfit me 1 milion shuplaka të Rilindjes! Dhe Shqipëria rreshtohet e para për troje dhe sipërfaqe të ndërtuara që ka blerë dhe blen kompania Ruse!!!”

Ndaj dhe kërkuam që e vetmja rrugë për të ndaluar këtë influencë ruse ishte denoncimi në SHBA!
Brenda 48 orësh Linda Rama dhe Richard Luka japin dorëheqje të parevokueshme nga Bordi Mbikqyrës paçka se gjoja tekstin e dorëheqjes e paskërkeshin bërë më parë ndërkohë që ndryshimet në QKB duhet të paraqiten menjëherë dhe dt e dorëheqjes sipas ligjit rezulton ajo që reflektohet në QKB siç del në foton më poshtë!”, – shkruan Goxhaj.

Në fakt posti që mbante Linda Rama në “ABI Bank”, ka qenë edhe molla e sherrit në seancën e sotme plenare, ku si kryeministri Edi Rama ashtu edhe paraardhësi i tij Sali Berisha nuk i kursyen fyerjet ndaj njëri-tjetrit.

Opozita akuzoi gruan e kryeministrit si pjesë të Abi Bank dhe aferave korruptive. Kaq mjaftoi që kryeministri të reagonte me fjalë fyese ndaj Berishës duke u shprehur se është njeri që nuk ka moral. Rama u shpreh se Berisha, gruas dhe familjes së tij i ha ato që nuk thuhen. Por nga salla e kuvendit dëgjoheshin edhe thirrjet e deputetit demokrat: Rama je fundërrinë!

“Abi Bank është një bankë amerikane e cila kontrollohet nga Enti Regullator i Bankave të Amerikës.

Po ta përsëris ti je njëri që je marrë me gratë, je marrë më vajzat me kalamajtë, je marrë me nipat, je marrë me mbesat. Je marrë me kë s’je marrë. Ti je njeri s’ke kanuan, ti je njeri që nuk ke Kushtetutë. Ti je njeri që nuk ke ligj. Ti je njeri që nuk ke moral por ti gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen”, u shpreh Rama ndaj Berishës.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrejt nga Enti Rregullator i Bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin. Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhashë përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s’do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë.

Sali Berisha: Na thuaj pak Madam Basha ka aksione në bankën offshore? Na thuaj pak si shkove dhe u ktheve me bisht në shalë në Berlin dhe s’të dhanë asnjë takim. E treta, unë u largova nga aktiviteti dhe kam refuzuar çdo lloj ftese. Unë përfaqësoj zgjedhësit në këtë parlament. Kam marrë përtej oqeanit ftesa nga shumë njerëz. Unë i kam ndërprerë udhëtimet zyrtare. Nuk jam person që përfaqësoj një forcë politike, por përfaqësoj veten time. Unë marr ftesa, por nuk udhëtoj për qëllime zyrtare. Unë udhëtoj kur të më teket. Me SHBA kam arritur aty ku ti nuk arrin dot kurrë.

Edi Rama: The që nuk del jashtë shtetit jashtë shtetit, por t’i shkon në Bundestag dhe nuk lë gjë pa thënë për vendin. Unë të pyeta, ti me dash e kalon dot oqeanin apo jo? Kam pas një shok si ty unë që nga bankat flsite si trim i madh. Unë mendoj se nderi i vendit e do që unë të jem i dëshiruar që ti ta kalosh oqeanin nëse do. Bërë mirë që u përgjigje ashtu, por ke kujdes sepse e mbylle fjalën me një çështje që skishte lidhje fare me pyetjen time dhe me shqetësimin tëndë. The që unë i kam hyrë një loje të rrezikshme. Është Luli që ka pguar para për një fotot me Trump. Akuza jote se kam paguar 20 mln dollarë për të paguar presidentin e Amerikës, jo mua, sepse ai është i ndaluar të bëjë një gjë të tillë. Po ta përsëris ti je njeri që je marrë me gratë dhe me mbesat. Ti je njeri që s’ke kanun dhe s’ke moral, as kushtetutë, as nder… Por t’i gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen.

Sali Berisha: Ti je fundërrinë që u merr shokëve gratë. Ti shet çdo moral mor horr. Ti je njeri që mohon djalin tënd. Ti je fundërrinë njerëzore. Njeriu që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, inçest, fundërrinë njerëzore.

Edi Rama: Vetëm ilustrove atë që të thashë, që nuk ke lidhje me asnjë libër të vjetër a të ri të rregullave të bashkëjetesës shqiptare. Në vitin 2000 ti bashkë me disa rreth teje ke fabrikuar dokument fals, sipas të cilit unë kam bërë gjyq dhe unë kam mohuar atësinë e djalit tim, je ti që e ke bërë këtë gjë, e ke ushqyer, ke shkaktuar dhimbje e lot në familjen time, por e ndolle Sali, vizat e mallit, të bardhë, të bardha, e ndolle, unë nuk kam lidhje as me vizat e mallit as me vizat e bardha ti shiko vizën e kuqe që të ndan ty me anen tjetër të Oqeanit.

Sali Berisha: Çfarë i tha Besnik Mustafajt, tre gjera i tha: nuk vjedh, nuk vras dhe nuk marr gruan e shokut, ja the o i pafytyrë, ja ke thënë apo jo, fol këtu… Ka dokument, i ka botuar Ymer Baze që të mban peng me dosjen e djalit, të gjyqit. I ke të botuara dhe nesër do i shohësh të ribotuara, ja ku është… nuk është këtu Ilir Meta se është president, ai të ka detyruar per të njohur djalin se nuk do të votonte për kryetar bashkie. Edhe kafshën, edhe derrin, lopën, gomarin, qenin po ta shohësh që nuk kujdeset për këlyshin do ta heqësh qafe, ky ishte për ta heq qafe, një njeri që i bën fëmijës së vet nuk meriton të jetë njeri, ai që ja bëri rri në zyrën e tij. Se ai ka origjinalin, ka kartelën klinike, dosjen gjyqësore e dinë mirë të gjithë./Opinion.al

Share: