Home KRYESORE Gazetari Artan Hoxha publikon fotot, ja si ka ndryshuar Klement Balili

Gazetari Artan Hoxha publikon fotot, ja si ka ndryshuar Klement Balili

Arratia e Klement Balilit ka zgjatur plot 2 vjet e 8 muaj.

Njëriu i etiketuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit” është vetëdorëzuar në polici për t’u përballur me drejtësinë.

Gazetari Artan Hoxha, i cili ka realizuar edhe një intervistë me të, ka publikuar në Facebook foto me Klement Balilin.

Siç shihet në foto, Balili ka ndryshuar pothuajse komplet pamjen e jashtme.

Dukshëm ai është dobësuar shumë, duke humbur disi nga pamja e tij e para dy viteve.

“Eskobari” ka vendosur të vetëdorëzohet në polici, pas disa muajsh negociata me autoritetet shtetërore.

Ai ka kërkuar që të mos dhunohej dhe t’i garantohej një proces i drejtë ligjor, si dhe të mos ekstradohet në Greqi.

Intervista e tij përballë Artan Hoxhës, do të transmetohet nesër në mbrëmje.

Share: