Home KRYESORE Haradinaj: Serbia ka ndaluar 2 pjesëtarë të FSK-së, lirojini menjëherë

Haradinaj: Serbia ka ndaluar 2 pjesëtarë të FSK-së, lirojini menjëherë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se dy pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ndaluar nga autoritetet serbe, në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

Haradinaj shkroi se këto ndalime janë në “vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore” ndaj pjesëtarëve të FSK-së ndaj ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.

Statusi i plotë:

“Në vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore ndaj pjesëtarëve të FSK-së të komuniteteve jo-shumicë, sot në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanovic. Ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Milloshevicit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë Verior.”

Share: