Vazhdon të jetë kaotike situata në Fakultetin Jurdik në Tiranë.
Ditën e sotme është paralajmëruar fillimi i procesit mësimor në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
Mësimi është parashikuar të fillojë në orën 14.00.
Zgjidhja ka ardhur pas komunikimit që pati dje, dekani i Faluteit Juridik, Artan Hoxha, me ministren e Arsimit Besa Shahini
Ndërkohë që vazhdon ngujimi i studentëve që janë pro bojkotit në ambientet e Fakultetit Juridik.
Një nga studentët e ngujuar është shprehur për Neës 24, se vazhdojnë të ndihne në presion dhe të kërcënuar.
Ndërsa e ka cilësuar si të pavend vazhdimin e mësimit në një ambient tjetër.
“Është fakt i vërtetuar se ne kërcënohemi në rrjetet sociale, por edhe me numra. Na akuzohen edhe familjet. Në orët e vona të natës na kërkcënojnë në telefon, na thonë dilni nga ngujimi. Të vazhdosh mësimin tek Petro Nini nuk është zgjidhje, por mos zgjidhje. Gjimnazi nuk i ka kurrë kapacitetet e duhura, kësaj i thonë t’i shmangesh përgjegjësive”,- tha ai.
Më tej studenti është shprehur se do të presin edher qëndrimin e pedagovëve.
“Ne do presim edhe qëndrimin e pedagogëve deri më 1 shkurt, pastaj do marrim masat tona”,- tha studenti./opinion.al