Home KRYESORE Policia e Shtetit çel dyert për 100 studentë të diplomuar, kriteret që...

Policia e Shtetit çel dyert për 100 studentë të diplomuar, kriteret që duhet të plotësoni

Policia ka njoftuar se më 1 shkurt do të fillojnë procedurat për rekrutimin e 100 studentëve në Akademinë e Sigurisë. Kushti kryesor i rekrutimit është përfundimi i Universitetit. Ndër të tjera studentët të cilët do të jenë pjesë e Akademisë duhet të kenë notë mesatare mbi 8, nivel të mirë të gjuhës së huaj angleze për të cilin do të bëhet edhe një provim testues si dhe fizik trupor i përshtatshëm.

Një tjetër kriter është përfundimi i nivelit master dhe ata të cilët do të kenë të drejtë të rekrutohen janë vetëm studentët e degëve të jurisprudencës, ekonomisë, financës, informatikës dhe elektronikës. Kjo mundësi për studentët e ekselencës ofrohet pas ndryshimeve në Policinë e Shtetit, me të cilin synohet afrimi i kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të policisë kriminale.

Në vijim Ministria e Brendshme njofton se procedurat e aplikimit do të jenë më të detajuar në njoftimet e ardhshme si dhe fton studentët të cilët përmbushin kriteret të garojnë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

v.l/ Dita

Share: