Home KRYESORE Rama: PERSE DUHET ME MENDUE SE PO VJEN FUNDI…

Rama: PERSE DUHET ME MENDUE SE PO VJEN FUNDI…

Nga Shenasi Rama

Ka nje lloj mjerimi e zhgenjimi te thelle qe e shoh, e ndjej dhe thuajse e prek tek gjithkush qe takoj ne kete vend e qe megjithate shfaqet ne menyra te ndryshme: te varferit kane nje dorezim para jetes sepse e shohin se nuk kane mundesi te bejne gje tjeter; edhe te paditurit kane nisur me kuptue se po i perdorin dhe do ti perdorin pa asnje meshire; te rinjte jane te zhgenjyer sepse nuk kane asnje shprese; te pasurit jane edhe me te zhgenjyer sepse shohin se paraja nuk paska qene gjithcka; rrogetaret lejne kembe e duar per nje te ardhur per jetese; ata qe kane nuk dine se si te kene, dhe ata qe nuk kane nuk dine se cfare duhet te bejne me pase; materializmi ekstrem ka cue ne nje humbje te njerezores e te normales; dhe ata qe kane pushtet e shohin qarte se cfare krimi kane bere ne interes te sindikates nderkombetare te krimit… Edhe kur shohin se edhe pse te veshur si gladiatore moderne, prape edhe ata skllever jane, anipse te stukuar dhe te zbukuruar dhe te perpunuar mire e mire.

Te gjithe e dine se askush nuk ka dale i fituar nga kjo llahtare qe ka ndodhur ne kete vend e me kete popull. nuk ka me endrra per nje jete me te mire, dhe ky eshte fundi i sistemit sepse ketij sistemi dhe sundimit te tyre, i ka ikur besueshmeria. njerezit nuk kane asnje arsye me besue me ne kete sistem kriminal, dhe pikerisht ky eshte fundi. nuk kane me shprese, dhe shpresa ka me vdekur e fundit. nuk kane me zgjidhje, dhe tashti duhet te hane njeri tjetrin dhe ata qe jane me te zotet ne kete aftesi do te mund te mbijetojne. por fundi eshte se nuk duan te levizin dhe presin qe zgjidhja te vije nga ata qe i kane sjelle ne kete gjendje. keto jane shenjat e shperberjes se nje populli dhe te fundit te tij. mashtrimi ka mbrritur ne fundin e vet logjik: skllever, shumica, oligarke nje grusht dhe mbi te gjithe pronari i vertete: sindikata nderkombetare e krimit. .

Fundi eshte i qarte sepse te gjithe duan me ike, edhe policet, poetet, shtetaret, edhe analistet, edhe mafiozet, edhe burrakurvat e politikes edhe miliarderet maskarenj. po ku? e pra, tani ky eshte nje popull qe i ka hyre frika e madhe se te huajt do ta debojne e mbysin me gjilpera nga dheu i huaj, si ata qe jane ne burg si ata qe nuk jane, dhe keto qe e kane prone tashti shtetin shqiptar do ta mbajne nen kontroll po me gjilpera. ketij populli qe don me ike nga vetvetja, sepse nga rruga e duhur ka ike me kohe, po ia heqin me gjilpera edhe shpresen e fundit me u arratise nga vetvetja dhe nga vendi. tash, ma shume se kurre, ata qe nuk jane ketu e ndjejne se nuk jane krejt njerez pa atdhe, e ata qe jane ketu e ndjejne se atdheu eshte nje eksperiment qe po shkon ne fundin e vet logjik.

Fundi eshte se ka rene mbi kete popull nje hije vdekjeje dhe deshperimi me gjendjen eshte kaq i thelle sa nuk thuhet. ka vuajtje, por ka edhe me keq ka mjerim. Ka edhe me keq, se mjerimi sepse ka maskarallek. por ka edhe me keq se maskaralleku sepse ka edhe c’njerezim. dhe tashme ky eshte nje shtet pertej c’njerezimit sepse edhe c’njerezimi ka arsye… ndersa ketu ka nise me humbe arsyeja dhe ndjenja e normalitetit dhe si ne nje burg gjigand njerezit e pranojne logjiken e anormales dhe te mosarsyes dhe kjo eshte nje faze e frikshme e cmendurise kombetare. edhe kafsha ka arsye, ketu me pase arsye morale e jo interesa, te quajne te cmendur.

E pra, ky nuk eshte tamam fundi, por vete fundi e ka nje fund dhe ai ka me kene edhe me i tmerrshem. Sepse edhe me i tmerrshem ka kene ai fundi i fundit qe si nje dite e re, qe lind prej nates, ka me kene fillimi i pamundshem i dikujt qe e sheh veten ne fund te humneres, qe e ka shite shpirtin e vet, te ardhmen e femijeve te vet, dhe qe nuk don me pranue se ky eshte nje vend sklleverish moderne, fundi eshte modeli i skllaverise qe keta njerez, ne marrine e tyre, e ne urine per mall e gja, e kane desherue kaq shume. E megjithate, dicka duhet me ba … sepse keta jemi ne, dhe vetem ne do te mund te bejme ate qe duhet per veten tone.

Share: