Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: ILAÇI QË VJEN NGA NATYRA PËR ÇDO SËMUNDJE

Sugjerimet e Shijes: ILAÇI QË VJEN NGA NATYRA PËR ÇDO SËMUNDJE

(Nigella Sativa) Fara e Zezë përmban vaj acidic, të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin.Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Fara e zezë përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshme, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substancash të ndryshme.

Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, Acidi Linolein, Acidi Alfa- Linolein,Vajrat me Eter (Nigellon, Alfa-Pinen etj.), Vitaminat (B1,B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.

Perveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizëm dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toksina, përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës.

Gjithashtu, ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Ajo është mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si:

Astma dhe alergjia ndaj polenave. Për efektin që ka në sistemin imunitar është e këshillushmë përdorimi në sëmundjet si: AIDS-si, kanceri etj. Ndimon në dobësitë seksuale dhe impotencë.

Shpërlarja e gojës me lëngun e Farës së Zezë duke e përzier me uthull ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe të mishit të tyre.

Si ta përdorni për t’u mbrojtur nga çdo lloj sëmundje: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë . Pasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë në mëngjes dhe darkë para buke.

Impotenca: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët duke u shoqëruar me pak lëng ftoi dhe vitaminë E. Kjo dozë pihet për çdo ditë në mëngjes pas buke për dy muaj rrjesht.

Tek dyqanet e rrjetit Neranxi do te gjeni Fare te Zeze (nigella sativa) dhe Vaj nga Fara e Zeze.

Share: