Home KRYESORE Thaçi: Ky është shansi për marrëveshjen me Serbinë. E pranon dhe Rusia

Thaçi: Ky është shansi për marrëveshjen me Serbinë. E pranon dhe Rusia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Kosova dhe Serbia tani kanë shansin më të mirë, për të arritur një marrëveshje përfundimtare, e cila sipas tij, do të krijonte më shumë stabilitet dhe paqe në rajon.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka publikuar intervisten e dhënë për një media të Austrisë, ku është shprehur se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të nënkuptonte se nuk do të ketë kufi monoetnik dhe të dyja shtetet do të jenë shumetnike”.

“Shansi për të arritur një marrëveshje të tillë asnjëherë nuk ka qenë më i mirë, sepse kemi mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së. Risia është që edhe Rusia do të jetë në gjendje të pranojë marrëveshjen, nëse të dyja palët pajtohen. Prandaj, është me rëndësi që të shfrytëzohet ky momentum për të arritur një marrëveshje të balancuar, e cila merr parasysh interesat e dy vendeve. Në të kaluarën nuk ka pasur një gatishmëri të tillë. Nëse ne nuk e shfrytëzojmë këtë shans, atëherë qytetarët tanë do të na mallkojnë në dekadat e ardhshme”, shkruan Thaçi.

Po sot në media u publikua një foto, ku shihen Presidenti i Kosovës dhe kryeministri ynë duke konsumuar një kafe së bashku. Fotoja është postuar nga Rama pa dhënë detaje të bisedës.

Share: