Home KRYESORE Diaspora dhe maskarenjtë! Nga Dritan Haxhiraj

Diaspora dhe maskarenjtë! Nga Dritan Haxhiraj


Disa cikle historike ndonjëherë ndodhin sepse kanë njeriun protagonistin kryesor.
Njeriu është ai që bën çudira në disa dimensione dhe në disa parametra.
Fjala Diasporë është dhimbje , është edhe gëzim , është edhe djersa e pafunde që mijëra Njerezit tanë kanë investuar në tre dekada.

Tre dekada janë shumë që një fëmijë, një nënë, një familje e një komunitet Diaspore kudo ndodhet të analizoje .

1- përse iku nga Shqipëria?

2- kush e shkaktoi këtë ikje?

3-cfarë shoku pësuan familjet kur lanë vendin e origjinës në këtë rast Shqipërinë ?

Ti marrim punët me radhë…

Përse ikën nga ai vend që quhet Shqipëri kjo tashmë dihet nga të gjithë..
Urrejta e Komunistave ndaj Lirisë ndaj njeriut që po identifikohej në njeriun e Diasporës është aty..

Mjafton të kthesh kasetën mbrapa e You Tube ka aq shumë kronika për fillimin e viteve 1990 saqë i urren ata vetëm për fukarrallekun që krijuan në 50 vite.
Pyetja më e madhe ishte dhe është përse ikën dhe ikin Shqiptarët ?

Ata që kanë drejtuar dhe drejtojnë sot Republikën e Shqiperisë në tre dekadat e fundit janë Komunista në mentalitet në shkollim dhe në praktika pune.

Komunistët e sotëm nuk do të thoshin kurrë që jemi të tilë por mjafton te rrish dy javë me ta dhe ti e zbulon vetë në metodat Mafioze që kanë në biseda ne punë dhe në intriga.

Kjo ikja masive e Shqipëtarëve ka pasur disa kosto për familjet
për femijen që në shkolla i huaji e ka parë si të huaj dhe vazhdon ti shohe edhe si produkte i asaj drame kolektive që na ka ndjek ne si Shqipëri.

Për nënën që ka parë atë fëmijë të rritet me sakrifica të papara që vetem ata të Diasporës e dine se të cfarë rëndësie kanë qen ato.

Vetem Ata…

Nëse nuk e ke kapur këtë realitet me dorë nuk i ke ngrënë bukën Migrimitë ti kurrë nuk mundesh të bësh mbledhje për Diasporën.

Sepse Diapsora është investim Human që Perendimi ka bërë në luftë ndaj Komunizmit.

Ju që do uleni në ato tryeza për të bërë nje Foto me Komunistin e radhës do ju perdorin do u prishin edhe imazhin e pastër që Perendimi ju ka dhënë.

Ata nuk kane turp,tentojne gjithmonë të të manipulojne e din ata si sepse jane mjeshtra të së Keqes.

Por ti qe ke derdhur djersë në Migrim nuk te falet që të ulesh me atë që të ka larguar nga Ai vend me qëllim.
Mos i legjitimoni sepse po ju përdorin prapë e prapë e prapë dhe ju more te mjerë nuk po e kuptoni.

Mos u ngrini maskarenjëve që Historia tashmë i ka dënuar moralisht piedestsle.
Sepse jane ne fundin e tyre.

Mos u jepni kënaqësinë edhe për një foto se neser do ua përdorin edhe atë.
Zgjohu Diasporë sepse të ka zënë gjumi letargjik, ata janë e shkuara Ti je e ardhmja.





Share: