Ditën e djeshme Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ka kërkuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë, vetëm për personelin akademik të FHF. Sot gjatë një dalje për mediat dekani i Fakultetit, Sabri Laçi ka zbuluar vendimet e mbledhjes së jashtëzakonshme.
Laçi u shpreh se në mbledhje u morr vendime se e gjitha java do të shpallet javë proteste derisa të kënë një zgjidhje nga qeveria.
“Duke pasur parasysh zhvillimet në institucionet e tjra u zhvillua një diskutim gjerësisht. Mund t’ju përmend disa prej vendimeve edhe pse pritet të zbardhet deklarata e plotë. Në këtë javë u vendos të shpallet javë protestë dhe javën në vijim protesta të vazhdojë një ditë me kalendar. Si dhe ndërgjegjësimin e qytetetarëve për Arsimin e Lartë. Presim zgjidhje nga qeveria.
Greva? Kjo javë është javë greve, që do të thotë protestë në mjediset e fakultetit, do të thotë të jemi të gjithë në institucion, por mos të bëjmë mësim. Do vijojë deri sa të kemi gjetur përgjigje për problemet që kemi gjetur zgjidhje për problemet universitare. Praktikisht kemi deklaruar deri më tani problemet që ekzsitojnë në ligj. Ne kemi shprehur rezervat tona që në fillimet e procedurave për të miratuar ligjin.
Studentët kanë protestën e tyre. Ka studentë që janë nëpër shtëpi dhe nuk e përballojnë jetesën në Tiranë. Ata presin zgjidhjen e të gjitha problemeve me akte konkrete”, tha ai.