Gjykata e Durrësit ka vendosur sot të lerë në burg 7 adoleshentët të cilët akuzohen se kanë kryer marrëdhenie seksuale me një të mitur në qytetin e Kavajës. Ndërsa një adoleshent tjetër i moshës 15-vjeçare është shpallur në kërkim nga Policia.
Djemtë kanë pranuar se e merrnin me rradhë vajzën në shtëpinë e tyre pas përfundimit të shkollës pasi i bënin presion vajzës me një video që posedonin.
Kjo gjë ndodhte kur në banesat e tyre nuk kishte njeri dhe kur prindërit e tyre ishin në punë. Policia dhe prokuroria ka marrë në pyetje mësuesen kujdestare, drejtoreshën e shkollës por këto të fundit kanë deklaruar se nuk kishin informacion mbi ngjarjen.
E mitura ishte nxënëse e shkollës 9 vjeçare “Rilindja” në Kavajë dhe pretendohet se është dhunuar seksualisht në muajin nëntor. Rasti u bë publik vetëm pas një denoncimi në “Facebook” nga ish-kryeministri Sali Berisha.