Një person është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Policia bën me dije se personi në qendër të atentatit është E.K, 43 vjeç.
Po kështu Policia bën me dije se E. K nuk është prekur nga plumbat.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 06:30 të mëngjesit në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar.