Home KRYESORE Spiropali në familjen e 13 vjeçares së abuzuar në Kavajë, babai mesazh...

Spiropali në familjen e 13 vjeçares së abuzuar në Kavajë, babai mesazh mediave!

Nëse deri më tani, familjarët e vajzës së abuzuar në Kavajë nuk kishin dalë në mediat, ata vendosën t’u japin një mesazh po këtyre mediave nëpërmjet kamerës së qeverisë. Deputetja dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka vizituar familjen e 13 vjeçares.

ERT-ja thotë se “Ata ndjehen të pambrojtur nga agresioni publik i politikës e medias dhe luten për respektimin e privatësisë së vajzës”.

Pjesë nga dialogu midis Spiropalit dhe familjarëve: 

Babai: Kam një vajzë inteligjente dhe me kurajë që nuk mund ta përshkruaj unë si prind.

Spiropali: Ky është një mesazh për të gjithë. Këtu në këtë shpi dhe me fisnikërinë që tregoni jeni shembuj për të gjithë. Shoqëritë e qytetëruara dallohen nga mënyra se si përballen me sfidat.

Babai: I bëj thirrje mediave që nëse jemi plagosur një herë, mos më plagosni dy herë. Mos ju raftë ky rast kurrë asnjërit. Më lejoni ta përballoj me forcat e mia dhe me njerëzit.

/Ora News.tv/

Share: