Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Video/ Burri që vrau gruan në Vlorë, çfarë thotë për krimin

Video/ Burri që vrau gruan në Vlorë, çfarë thotë për krimin

Todi Lera duket se nuk është penduar për vrasjen e bashkëshortes, Etleva Lera, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë.

Siç shikohet nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Top-Channel, Lera shfaqet në praninë e dy policëve duke lënë spitalin Rajonal të Vlorës, me duart e fashuara pasi kishte tentuar vetëvrasjen.

I pyetur nga gazetari, nëse ishte penduar, në fillim 57 vjeçari nuk përgjigjet, më pas dëgjohet të thotë “më morën jetën, po lëre tashi”

Lera dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare,  kishin pasur edhe më herët konflikte të cilat kishin përfunduar në Gjykatë.

Tashmë dosja e Lerës nuk do të gjykohet në Vlorë, por te Krimet e Rënda./opinion.al

Share: