Home KRYESORE Videoskandali me 15-vjeçaren, policit i zbulohen të tjera filmime. Salianji: I regjistronte...

Videoskandali me 15-vjeçaren, policit i zbulohen të tjera filmime. Salianji: I regjistronte dhe bënte shantazh

Zbulimi i videos shokuese te Berhan Bajrakurtit, policit te Malesise se Madhe dhe shantazhi ndaj 15-vjecares duket se ka qene vetem maja e ajsbergut.

Deputeti i PD-se, Ervin Salianji shkruan sot se disponon nje mori videosh te neveritshme, qe efektivi i regjistronte, qofte per shantazh, qofte per te denigruar viktimat e tij.

polici

Salianji shkruan sot se “Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi, por u rikthye nga angazhimi qe pati per Rilindjen, pasi sherbeu si komisioner gjate zgjedhjeve”.

Sipas Salianjit, “Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i deninconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit! Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla”.

Postimi i Salianjit 

Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.
Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!
Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i deninconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!
Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!

Share: