Sot 103 kandidatët nga lista e Partisë Demokratike, refuzuan publikisht marrjen e mandatit të deputetit në protestën përballë Parlamentit. Në protestën e opozitës, shumë prej tyre që morën fjalën thanë se nuk mund të jenë pjesë e një Parlamenti të kapur nga krimi.
Gerti Bogdani në listën e Tiranës teksa refuzoi publikisht marrjen e mandatit tha se: “Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira, sepse në zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka kriminelë dhe banditë”.
Po ashtu kanë folur edhe Mirela Tabaku, Matilda Qurku nga qarku i Sarandës, Martin Biba nga Lezha dhe Bernadeta Syku, duke dhënë arsyet e tyre se përse nuk do ta pranonin mandatin.
Nga Parlamenti ku u zhvillua protesta, turma e protestuesve e udhëhequr nga Lulzim Basha dhe figura të tjera të opozitës, shkoi drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku u dorëzuan formularët e refuzimit të 103 kandidatëve demokratë./Opinion.al